Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, duke iu referuar vrasjes së 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë e ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, ka thënë se nuk është rast i lehtë për hetuesinë.
Maliqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka deklaruar se e rëndësishme është të shikohet më detajisht dhe të kuptohet gjithçka që ka ndodhur para aktit.
“Kërkohet shumë profesionalizëm dhe syçelësi, nuk është me rëndësi për hetuesinë vetëm të shkojnë e të shohin çka kanë gjetur në vendin e ngjarjes por të shihet edhe çka është dashur të gjendet në vendin e ngjarjes. Duhet të shikohet cilat janë rrethanat e kryerjes së këtij akti kriminal, të shikohet historiku i marrëdhënieve dhe raporteve mes qiftit dhe familjarëve, pastaj gjendja e tij emocionale e shëndetësore. Ajo çka po përflitet është se si duket dorasi nuk e ka pasur gjendjen e mirë shëndetësore sidomos psiqike dhe ka pasur probleme të theksuara, për të cilat është dashur dikush të kujdeset dhe t’i jepet trajtimi i duhur mjekësore”, ka thënë Maliqi.
Maliqi ka folur edhe për dyshimet se ky akt është kryer me një armë e cila ishte me leje. Sipas tij, babai i të dyshuarit për këtë rast, që posedon lejen për këtë armë është dashur ta mbajë në një vend të sigurt dhe sidomos nëse gjendja e djalit të tij ka qenë e rënduar.
“Zakonisht personave që iu jepet arma me leje ajo duhet të qëndrojë në një vend të sigurt. Duhet të jetë e mbyllur dhe duhet të ketë qasje vetëm personi të cilit i është dhënë leja për atë armë. Në këtë rast leja i është dhënë babait të tij jo këtij personi. Nëse ky person ka qenë në gjendje të rënduar psiqike për disa muaj, babai është dashur të jetë i vetëdijshëm që mjetet me të cilat mund të kryejë vepra të tilla, së paku t’i mbyllë dhe të mos i jap qasje atij personi për të shmangur këtë vepër që ka ndodhur”, është shprehur ish-drejtori i Policisë së Kosovës.
ebenfalls
Vučić spricht erneut über die Brücke über den Ibar und sagt, er werde mit den Europäern und dann mit Washington sprechen.
Maliqi ka thënë gjithashtu se duke u bazuar në statistikat, ky vit del të jetë më i rëndë se të tjerët në aspektin e sigurisë dhe vrasjeve, sidomos për gratë.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin i shpalli të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Maliqi ka thënë se ky rast ka mundur të hetohej më detajisht sepse nuk ka qenë gjendje lufte kur ka ndodhur.
“Nëse lëshimet janë bërë në fazën fillestare të hetimit të rastit duhet dikush të jap përgjegjësi sepse nuk kanë qenë rrethana lufte a të jashtëzakonshme. Ai rast ka ndodhur në rrethana normale kur ka pasur mundësi që çdo fakt të vërtetohet, çdo individ që është supozuar që mund të jetë kryerësi i mundshëm të arrestohet, intervistohet e të grumbullohen faktet, pastaj edhe mjetet të cilat janë përdorur për ta kryer rastin. Besoj se me këtë nuk ka përfunduar gjithçka, ekziston edhe shkalla tjetër kur avokati mund ta apelojë vendimin”, ka deklaruar Maliqi në “60 Minuta” në KTV.
ebenfalls
Nachdem in Tuz eine albanische Flagge an einem Polizeifahrzeug angebracht wurde, hat die Polizei vier Verdächtige wegen geringfügiger Vergehen angeklagt.
Gjykata Themelore në Pejë, të hënën i ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Rasti ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit 2021, kur një autobus u qëllua me armë zjarri.
Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H dhe G.M, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj.
-
Präsidentschaft: Wir warten auf die Überprüfung der von den Parteien für die Zentrale Wahlkommission vorgeschlagenen Kandidaten.
-
Die britische Botschaft begrüßt die Bemühungen der kosovarischen Behörden zur Bergung der sterblichen Überreste in Zubin-Potok.
-
Kurti: Die Solidarität des Kosovo mit der Ukraine war niemals eine Transaktion.