Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Llabjani: Zum ersten Mal seit dem Krieg beginnen wir den Unterricht ohne Tagebücher.

Afrim Llabjani

Drejtori për Arsim në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka deklaruar se këtë vit të ri shkollor për herë të parë, që nga periudha e pasluftës, ka nisur mësimi pa ditarë në shkolla.

Sipas tij, ky problem do të duhej të zgjidhej nga Ministria e Arsimit, në kuadër të së cilës hyn mbulimi i tyre. 

“Për shkak të protestës me kryetarët e komunave nuk kemi mundur të bëjmë urimin për nxënësit që nisën dje mësimin për këtë vit të ri shkollor, por ishim sot në shkolla dhe në tri shkolla që vizituam vërejtëm se aty ende mungon ditari mësimor, gjë që po ndodh për herë të parë që kur jam drejtor i arsimit, por edhe nga periudha e pasluftës kur ne patëm filluar procesin mësimor pa ditarë, e që janë domosdoshmëri të jenë nëpër shkolla. Ditarët janë pjesë e Ministrisë së Arsimit, ndërsa pjesa që i ka takuar komunave ka qenë gjithçka e përgatitur me kohë dhe kemi qenë të gatshëm të fillojmë procesin mësimor”, ka thënë ai në një lidhje direkte për emisionin “tre8tre” në KTV.

Ai ka shprehur shqetësim edhe në lidhje me pajisjen me libra shkollorë.

“Ajo që pamë në terren ishte diçka jo e mirë sepse pamë edhe nxënës që akoma nuk ishin pajisur me libra shkollorë pasi nuk kanë pasur mundësi t’i blejnë për shkak të rrëmujave që po ndodhin në librari të qytetit dhe për shkak të pritjes së gjatë të prindërve për t’i blerë tekstet mësimore”, ka theksuar Llabjani.