Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurtishi: Die Onkologie ist gut mit Medikamenten versorgt, einige fehlten jedoch aufgrund fehlender Marktzulassung.

Ilir Kurtishi

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se furnizimi me barna në këtë Klinikë ka qenë i mirë. 

Ai ka thënë se edhe në vitet e mëhershme por edhe në këtë periudhë kohore ka pasur mbi 85-90 për qind të barnave. 

Ai në "Konfront" të KTV-së ka thënë se nuk ka qenë e mundur të bëhet qind për qind, pasi disa barnave i ka munguar autorizim marketingu dhe nuk kanë mundur të tenderohen për arsye administrative.

“Klinika e Onkologjisë, është mirë e furnizuar me barna. Kemi pasur vite përpara edhe këtë vit,  periudha kohore kur kemi pasur gati mbi 85-90% të barnave. Ajo që nuk ka qenë e mundur të bëhet 100%, në bazë të të dhënave dhe informatave që kemi, kemi pasur diku tetë-nëntë barna që nuk kanë pasur autorizim marketingu. Edhe ato barna për shembull nuk kanë mundur të tenderohen për arsye administrative, dhe bari nuk ka qenë prezent në Klinikë”, tha Kurtishi. 

Ai tha se nëse merret parasysh gjatë gjithë vitit, mbulueshmëria me barna ka qenë e mirë. 

KOHA ka raportuar vazhdimisht për mungesën e disa barnave në Klinikën e Onkologjisë, për të cilat pacientët po paguajnë mijëra euro për t’i siguruar vetë. 

Kurtishi ka thënë se buxheti për barna është rritur, por jo vetëm për barnat bazike. 

“Buxheti është rritur, do të thotë, për barnat që kanë kosto shumë të lartë. Barna të cilat, për shembull, shteti i Kosovës i mbulon, do të thotë trajtim me mijëra euro për pacient. Një pacient me kancer të gjirit, i cili merr një produkt shumë të sofistikuar dhe shumë të mirë trajtimi, që është linja e parë e trajtimit, shtetit të Kosovës, Ministrisë i kushton ndoshta mbi 75,000 euro. Dhe gjatë gjithë kohës, me vitet e tëra e merr falas”, tha Kurtishi.