Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurti trifft sich mit dem Kongressabgeordneten Wilson; sie sprechen über die Albaner des Tals und die NATO-Mitgliedschaft.

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kongresistin amerikan Joe Wilson, i cili është edhe bashkëkryesues i Komisionit të Helsinikit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti me kongresistin Wilson kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri dhe mbrojtje, investime dhe sundim të ligjit.

“Po ashtu u bisedua për synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe për partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2011. Ndërsa u theksua se nga konsumuese, Kosova është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, sipas njoftimit thuhet se vëmendje e veçantë iu kushtua edhe shqiptarëve të Luginës dhe sfidat me të cilat përballen. 

“Vëmendje të veçantë iu kushtua shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nënpërfaqësimit të tyre në institucionet publike, polici, gjyqësor e shëndetësi, pasivizimit të adresave, pengesave ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe mosnjohjes së diplomave të fituara në Kosovë. I shoqëruar edhe nga deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryeministri kërkoi që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbrohen në Komisionin e Helsinkit dhe shkelja e tyre të trajtohet në komunikimet me Beogradin”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.