---
description: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se
title: "Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president"
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/25/5a18fc91-1375-4e11-9825-0469c9a740ae.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president

![Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2026/September/25/5a18fc91-1375-4e11-9825-0469c9a740ae.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Driton Paçarada

- 25 shtator 2026 14:49
- Shpërndaje në:

- 25 shtator 2026 14:49
- Shpërndaje në:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president”, ka thënë ai në një deklarim në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, raporton EO.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet deri më së largu më 6 tetor.

Në njoftimin për vendim për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se më 8 gusht ka nisur të rrjedhë afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit. Gjykata ka konstatuar se kalimi i afatit prej 30 ditësh për konstituim e ka për pasojë nisjen e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentin. 

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#kuvendi](https://www.koha.net/tag/kuvendi) [#zgjedhja e presidentit](https://www.koha.net/tag/zgjedhja-e-presidentit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti kundër zgjedhjeve, Hamza paralajmëron ndërrim qëndrimesh për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/September/17/22ea872c-2969-4cf9-b708-681b219edd70.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 26 sht 2026 Kurti kundër zgjedhjeve, Hamza paralajmëron ndërrim qëndrimesh për presidentin](https://www.koha.net/arberi/kurti-kunder-zgjedhjeve-hamza-paralajmeron-nderrim-qendrimesh-per-presidentin)
- [![Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/October/01/c2396510-7b8b-4e03-b4bf-64f2155e0556.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 tet 2026 Kurti: Kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin](https://www.koha.net/arberi/kurti-kane-nisur-komunikimet-per-arritjen-e-nje-marreveshjeje-per-presidentin)
- [![Numërimi drejt fundit: Zgjedhje të reja apo president](https://resources.koha.net/images/2026/March/25/a08b2c6d-fa07-4892-b46f-ddd9e5ad97f7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 tet 2026 Numërimi drejt fundit: Zgjedhje të reja apo president](https://www.koha.net/arberi/numerimi-drejt-fundit-zgjedhje-te-reja-apo-president)
- [![Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/September/30/88662750-c6b6-4abb-8c7d-79287182af93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2026 Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve](https://www.koha.net/arberi/kurti-ne-rrethanat-e-reja-shteti-me-se-paku-do-te-duhej-te-kishte-mbi-qafe-kercenimin-e-zgjedhjeve)
- [![Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor](https://resources.koha.net/images/2023/July/21/kushtetuesja1689967375.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 sht 2026 Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor](https://www.koha.net/arberi/afati-per-zgjedhjen-e-presidentit-perfundon-me-6-tetor)

[Lifestyle.]() [Pse dhemb shpina?](https://www.koha.net/lifestyle/pse-dhemb-shpina)

[Futboll.]() [Për Spallettin, Zhegrova nuk është mjaftueshëm i mirë](https://www.koha.net/futboll/per-spallettin-zhegrova-nuk-eshte-mjaftueshem-i-mire)

[Futboll.]() [Hoenessi i pasigurt që Musiala mund të kthehet në top-formë](https://www.koha.net/futboll/hoenessi-i-pasigurt-qe-musiala-mund-te-kthehet-ne-top-forme)

[Arbëri.]() [Kurti takon në Paris personalitete franceze që mbështetën Kosovën, diskutohet edhe aktgjykimi i Hagës](https://www.koha.net/arberi/kurti-takon-ne-paris-personalitete-franceze-qe-mbeshteten-kosoven-diskutohet-edhe-aktgjykimi-i-hages)

[Arbëri.]() [Punëtorët e “Pastrimit” në Lipjan druajnë se do të mbesin pa punë pas futjes së privatit “në lojë”](https://www.koha.net/arberi/punetoret-e-pastrimit-ne-lipjan-druajne-se-do-te-mbesin-pa-pune-pas-futjes-se-privatit-ne-loje)

[Arbëri.]() [Kundërshtohen kontratat e reja për mësimdhënësit në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/kundershtohen-kontratat-e-reja-per-mesimdhenesit-ne-prishtine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti: Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që s’mund të zgjedhë president","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kurti-pse-te-shkojme-serish-ne-zgjedhje-per-ta-konstituuar-nje-kuvend-qe-smund-te-zgjedhe-president","datePublished":"2026-09-25T14:49:13+02:00","dateModified":"2026-09-25T14:51:21+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":251,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se","url":"https://www.koha.net/arberi/kurti-pse-te-shkojme-serish-ne-zgjedhje-per-ta-konstituuar-nje-kuvend-qe-smund-te-zgjedhe-president","keywords":"Albin Kurti, kuvendi, zgjedhja e presidentit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/25/5a18fc91-1375-4e11-9825-0469c9a740ae.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
