Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurti am 7. September: 36 Jahre seit der Ausrufung der Republik Kosovo in Kaçanik

Albin Kurti

Foto: Driton Pacharada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si moment të rëndësishëm në rrugën politike dhe institucionale drejt shtetësisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka rikujtuar se më 7 shtator 1990, 80 nga 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në mënyrë të fshehtë në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku njëzëri miratuan dokumentin kushtetues dhe shpallën Kosovën republikë.

Sipas Kurtit, ky akt që erdhi dy muaj pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut përbënte kundërvënie politike e juridike ndaj regjimit të atëhershëm serb, i cili një vit më herët kishte suprimuar autonominë e Kosovës.

“Me këtë akt politik të deklarimit të Republikës së Kosovës, i pasuar nga akti juridik i miratimit të kushtetutës së saj, ata iu kundërvunë regjimit okupator të Serbisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se autonomia e Kosovës, e fituar në vitin 1974 dhe e suprimuar në vitin 1989, u zëvendësua me kërkesën për republikë në vitin 1990.

Kurti e ka cilësuar Republikën e shpallur në Kaçanik si “republikë për rezistencë”, duke thënë se rezistenca fillimisht paqësore e më pas e armatosur kulmoi me luftën e viteve 1998-1999 të organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.