Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurti vor Kallas und Vertretern des Westbalkans: Kosovo darf nicht länger Geisel Serbiens bleiben

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet peng i Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi në New York me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas dhe përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Veç Kurtit e Kallasit, në takim morën pjesë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Präsident von Montenegro, Jakov Milatović, Außenminister Serbiens, Marko Đurić und Außenminister Bosnien und Herzegowinas, Dino Konaković. 

Kurti ka thënë se Kosovës duhet t’i jepet pa vonesa të mëtejme statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas Kurtit, një vendim i tillë do të ishte përgjigje ndaj, siç e ka quajtur ai, “besnikërisë së Kosovës ndaj vlerave demokratike” dhe përcaktimit të saj strategjik euroatlantik.

“Statusi i shtetit kandidat për anëtarësim pa vonesa të mëtejme, përveçse i merituar, do të duhej të ishte përgjigjja e Bashkimit Evropian për besnikërinë e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe përcaktimit të qartë strategjik euroatlantik, por edhe veprim inkurajues për hov të shtuar në përkushtimin tonë për reforma e zhvillim”, ka shkruar Kurti. 

Kurti ka kritikuar edhe vonesën e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, duke thënë se kjo inkurajon akterët destabilizues në rajon e më gjerë. 

“Mbajtja në sirtar e aplikimit të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 në Pragë, përderisa jemi tërësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe kemi shënuar përparim të rëndësishëm në pothuaj tërë fushat, përveçse padrejtësi ndaj Republikës së Kosovës do të ishte inkurajim i akterëve destabilizues rajonal dhe më gjerë”. 

Sipas kryeministrit, Kosova s’mund të mbetet peng i Serbisë, që shpërblen e glorifikon kriminelë të luftës. Ai akuzoi Serbinë edhe për spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Republika e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i fqinjit të saj verior, shtetit që mbron e shpërblen kriminelët e këtij shekulli dhe glorifikon të tjerët që kryen krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid në fund të shekullit të kaluar, në luftërat e ish-Jugosllavisë. Sikurse, mohon e fsheh krimet dhe refuzon të bashkëpunojë në zbardhjen e të vërtetës për të zhdukurit me dhunë, duke pamundësuar drejtësinë. Ndërsa vijon me shkelje të të drejtave dhe spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar tutje Kurti.