Kryeministri Albin Kurti ka thënë se beson dhe uron verdikti që do ta marrë Gjykata Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së të mërkurën të jetë në përputhje me të drejtën e luftës s çlirimtare të Kosovës, ndaj një pushtuesi i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
“Pas dy ditësh Kosova, ne të gjithë presim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, Për ne është gjithçka e qartë, populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe kundrejt një pushtuesi i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, është shprehur Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ka thënë se urojnë që ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vend.
“Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve të tyre”, ka theksuar Kurti.
Gjykata Speciale të mërkurën do ta shpallë vendimin ndaj ish drejtuesve të UÇK-së që akuzohen për krime lufte.