Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kurti besteht auf einer Einigung, woraufhin es zu Auseinandersetzungen zwischen den LDK-Abgeordneten kommt.

Albin Kurti

Foto: Driton Pacharada

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka insistuar se marrëveshja me LDK-në për presidentin vlen ende. Por kjo ujdi ka thelluar mosmarrëveshjet në partinë e tretë. Deputetja Janina Ymeri ka thënë se pas saj mund të fshihet tregtia me energji, deklaratë të cilën e ka kundërshtuar kolegu i saj në parti Paris Guri

Vlefshmërinë e marrëveshjes për president nuk e ka cenuar mungesa e unitetit në Lidhjen Demokratike, ka deklaruar kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti. 

Ai ka thënë se tashmë ekziston adresa për të gjithë politikanët që nuk i duan zgjedhjet – kutitë e votimit. 

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit, e kanë shansin dhe ky është emri i përveçëm i Bekim Sejdiut”, ka thënë Kurti.

Të hënën mes LVV-së dhe LDK-së është arritur marrëveshja që si kandidat të përbashkët për president të jetë profesori universitar Bekim Sejdiu. 

Por këtë ujdi e kanë kundërshtuar gjashtë deputetë të partisë së tretë. 

ebenfalls Ymeri deutet auf ein „großes Chaos“ hin, das sich hinter Abdixhikus Verhandlungen verbirgt, und erwähnt Elektrizität. Arberi Ymeri deutet auf ein „großes Chaos“ hin, das sich hinter Abdixhikus Verhandlungen verbirgt, und erwähnt Elektrizität.

Një ndër ta është Janina Ymeri e cila është ankuar për siç ka thënë sulmet propagandistike nga Vetëvendosja dhe kryetari i saj në parti, Lumir Abdixhiku.

E pas marrëveshjes për presidentin, Ymeri ka thënë se mund të fshihet edhe tregtia me rrymë. 

“Jam e sigurt se përtej kësaj skene negociatash po fshihet një hall i madh, që mund të jetë lirisht edhe bixhozi i këtij shteti: tregtia me energjinë elektrike”, ka thënë Ymeri.

Ymeri është shumë e zëshme në atë që e quan “mafia energjetike”, për çka e mban përgjegjës Vetëvendosjen. 

E pikërisht për shkak të kësaj kauze, Ymerit iu hap dera për në LDK ka thënë deputeti Paris Guri, tek i ka reaguar bashkëpartiakes.

“Kur sot dëgjoj akuza për ‘mafi energjetike’, më lind një pyetje shumë e thjeshtë: Nëse Lumir Abdixhiku qenka pjesë e ‘mafias energjetike’, atëherë pse pikërisht ai zgjodhi, promovoi dhe i hapi rrugën politike një prej njerëzve që sot e akuzon për të”, ka shkruar Guri në një postim.

Abdixhiku ka deklaruar se kundërshtia e gjashtë deputetëve të LDK-së e bën të pamundur zgjedhjen e presidentit për shkak se mungojnë numrat në Kuvend.

Por sipas analistit politik, Basri Muja, ekzistojnë dy mundësi që të zgjidhet presidenti dhe të shmangen zgjedhjet.

“Nëse një kandidat është i papranueshëm edhe për ata gjashtë rebelët, nëse mund të them kështu, të Lidhjes Demokratike mendoj që do të duhej të shikohej edhe një kandidat tjetër edhe më konsensual... Ndoshta është një mundësi e mirë që ata 7 deputetët e Aleancës t’i zëvendësojnë gjashtë të LDK-së”, ka thënë Muja.

Në Vetëvendosje kanë deklaruar se bashkë me një pjesë të deputetëve të pakicave i kanë 62 deputetë, që mjaftojnë për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit që kërkohen 80 vota. 

Ky numër do të arrihej me mbështetje të 18 deputetëve të LDK-së. 

Por pas kundërshtimit të shfaqur nga 6 prej tyre, Abdixhiku ka thënë se opsion i vetëm janë zgjedhjet, për çka ka fajësuar një të tretën e deputetëve të partisë që vetë e drejton.

Ndërkohë, deputeti tjetër i Lidhjes Demokratike, Ermal Sadiku i është bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe Aleancës Vetëvendosjes për Vetëvendosjen që të thirret sa më parë vazhdimi i seancës konstituive. 

ebenfalls Der Streit um das Abkommen mit Kurti vertieft die Spaltung innerhalb der LDK. Arberi Der Streit um das Abkommen mit Kurti vertieft die Spaltung innerhalb der LDK.

Sadiku në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë pagën e deputetit prej 1 mijë e 500 eurosh, ndonëse gjatë muajit gusht janë mbajtur vetëm dy seanca, të cilat ai i ka quajtur të çuditshme.

Ai ka thënë se deputetët duhet t’i kthehen punës në Kuvend, ndërsa për këtë i bëri thirrje Vetëvendosjes.

“Thirreni seancën, të padashtun e të parespektuar Vetëvendosje. Lërini këto dallavere, bllokada e manipulime”, ka shkruar ai.

E deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka vlerësuar se sikur mësuesit, mjekët e policët të silleshin sikur deputetët e Vetëvendosjes, vendi do të shkonte në kaos.

Ai analogjinë e ka bërë të enjten, në seancën e improvizuar, të cilën tash e gati një muaj deputetët e PDK-së dhe Aleancës e mbajnë çdo të dytën ditë.

Gruda ka thënë se, nëse në Kuvend nuk respektohen afatet, atëherë si mund të pritet që më të përgjegjshëm të jenë njerëzit në profesione të tjera.

“Vetëm imagjinojeni një moment sikur të vendosnin të gjitha shtresat e shoqërisë të mos respektojnë afatet. Imagjinojeni sikur shkollat të mos fillonin më një shtator dhe të thoshin që fillojnë ka mesi i shtatorit, kur të jenë gati. Imagjinojeni një mësues që nuk shkon në orën e mësimit në orën tetë ose në nëntë dhe vendos të shkojë dy orë mbrapa. Imagjinojeni një mjek që vendos të mos shkojë në spital, nuk del në punë, por del kur t’i teket atij. Imagjinojeni një polic që e lë trafikun të bëhet kaos dhe nuk del në kohën kur është i përcaktuar”, ka thënë Gruda.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga Vetëvendosje, nuk ka caktuar ende datë për vazhdimin e seancës.

E për mosrespektimin e këtij afati, kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, e ka quajtur shkelës të Kushtetutës. 

Sipas saj, Kurti që ushtron edhe pozitën e kryeministrit, nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndërrimin e rrjedhës së lumit Ibër, që furnizon liqenin e Ujmanit. 

“Derisa shkelësi i kushtetutës Albin Kurti ka marrë peng institucionet e shtetit ka harruar t’u kushtojë vëmendje e zgjidhje kërcënimeve mbi Ujmanin, atëherë deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Ujmanin nuk mund të trajtohen si deklarata të zakonshme politike”, ka thënë Bytyqi.

ebenfalls Kryeziu: Die 6 LDK-Abgeordneten sind nicht nach Bekim Sejdiu benannt, sondern nach Kurti Arberi Kryeziu: Die 6 LDK-Abgeordneten sind nicht nach Bekim Sejdiu benannt, sondern nach Kurti

E Rregullorja e Kuvendit parasheh që ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë. Nga vazhdimi i seancës më 8 gusht kanë kaluar mbi 650 orë.

Për mosrespektimin e Rregullores, Gruda ka dorëzuar më herët kallëzim penal ndaj deputetit Avni Dehari, për shpërdorim të pozitës zyrtare.