Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri për PDK-në. Ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë së pari në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë me votë në zgjedhjen për president. Emrat për president, Kurti ka thënë se janë Glauk Konjufca ose Feride Rushiti.