Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

„Wo sind die 1.8 Milliarden Euro geblieben?“ und „Was ist die Vision?“ – die Opposition beklagt das Gesundheitssystem.

Gesundheitskommission

Deputetë të partive opozitare kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për raportim lidhur me buxhetin. Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi në të cilën parashihet projektligji për Buxhetin, ata kanë propozuar që ministri Arben Vitia të raportojë për disa çështje.

Propozimi është që Vitia të raportojë në nëntor, edhe pse nga Vetëvendosje në pushtet u cilësua si e hershme.

“Unë konsideroj se është shumë e shumë rëndësishme, për shkak se për pesë vjet janë ndarë mbi 1.8 miliardë euro nga buxheti. Ku kanë shkuar këto mjete? Mendoj se tashmë jemi vonë për raportim”, ka thënë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj.  

Ndërsa, Blerta Deliu e Partisë Demokratike ka thënë se Kuvendi nuk e di vizionin e MSH-së.

“Pajtohem me zonjën Reshitaj, sepse ne nuk kemi informata se cili është vizioni i ministrit. Nuk e dimë se cili është vizioni i kësaj ministrie. Prandaj, është e nevojshme që ta kemi ministrin sa më parë, për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballen pacientët. Pajtohem që të kemi një raportim në nëntor”, ka thënë ajo.

E Uran Ismaili, kryetar i komisionit nga radhët e PDK-së, ka thënë se ftesa e ministrit do t’i bënte mirë

“Fakti që keni dokumente strategjike dhe një udhëzues që është punuar gjatë viteve të fundit, na bën përgjegjës të mendojmë se pse ka mungesa kaq të mëdha në sistemin shëndetësor. Besoj se të gjithë pajtohemi që sistemi shëndetësor nuk funksionon mirë. Mendoj se nuk i bën dëm sistemit shëndetësor nëse e ftojmë ministrin të raportojë, sepse neve na intereson se çfarë është duke punuar ministri gjatë këtij viti. Shumë qytetarë nuk e dinë se cilat janë planet e radhës. Para se të hyja këtu, bisedova me një grua, e cila më pyeti nëse kisha mundësi të bisedoja me Ministrinë e Shëndetësisë, sepse, sipas saj, ia kishin komplikuar marrjen e insulinës. Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por ishte një kërkesë e një qytetareje. Prandaj, mendoj se është e drejtë ta ftojmë ministrin, sepse ai nuk është ministër i ri. Është mirë të vijë dhe të na tregojë se çfarë masash ka ndërmarrë për mungesat”, ka thënë Ismaili. “Edhe vitin e kaluar kam tentuar ta ftoj drejtorin e SHSKUK-së, por nuk ka ardhur, pasi ka qenë para vlerësimit të performancës. Mendoj se duhet të vijë dhe të na tregojë se çfarë ka bërë dhe pse ka kaq shumë mungesa që po i prekin pacientët”.