Liderë institucionalë e partiakë kanë bërë homazhe të premten te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2011, në SHBA, kur humbën jetën rreth 3.000 persona. Në mëngjesin e kësaj date 19 terroristë të organizatës al-Kaida rrëmbyen katër avionë pasagjerësh dhe me ta goditën kullat dhe objektin e Pentagoit. Avioni i katërt u rrëzua Pensilvani
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 Shtatorit 2011, në SHBA.
Haxhiu ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetuan tragjedinë e vitit 2001 me një afërsi të veçantë.
Ajo ka thënë se sulmi i 11 shtatorit ndaj kullave në Nju-Jork, në Kosovë është përjetuar si sulm ndaj vlerave që, sipas saj, kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën.
“Ndërsa vetë sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlerat që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën. Disa qytetarë të Kosovës shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë dhe u paraqitën si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe spontan. Që tregonte sa afër e ndjente Kosova dhimbjen e Amerikës. 25 vjet pas 11 Shtatorit, e kemi një brez që nuk e ka jetuar atë ditë, për të 11 Shtatori është histori e mësuar nga rrëfimet e atyre që e përjetuan, nga fotografitë dhe nga pamjet që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e botës. Kjo është edhe arsyeja pse pas një çerek shekulli nuk mjafton vetëm t’i kujtojmë ata që humbën jetën, duhet t’u tregojmë edhe atyre që erdhën më pas se çfarë ndodhi atë ditë, sa shpejt mund të prishet rrjedha e zakonshme e jetës. Por edhe sa shumë mund të bëjë njeriu për njeriun në çastet e vështira”, ka deklaruar ajo.
E Kurti ka thënë sulmi i 11 shtatorit ishte ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike.
„Wir sind heute hier versammelt, um des 25. Jahrestages dieser Anschläge zu gedenken. Vor einem Vierteljahrhundert wurden vier Flugzeuge zu Massenvernichtungswaffen – mit furchtbaren Folgen. 2,977 Menschen starben an diesem Tag. Doch die Zahl der Opfer ist noch viel höher. Laut Forschern sind über 5,000 Menschen an Krankheiten und Komplikationen infolge des 11. September gestorben. Und Tausende und Abertausende Überlebende leiden weiterhin unter diesen Folgen“, betonte Kurti.
Për sulmin e para 25 vjetëve, mesazhe kanë dhënë edhe liderët e tri partive opozitare.
Der Vorsitzende der PDK, Bedri Hamza, drückte seinen Respekt für die Opfer und seine Dankbarkeit für die Partnerschaft zwischen Kosovo und den Vereinigten Staaten von Amerika aus.
Hamza betonte, dass Kosovo den USA immer nahestehen werde, sowohl in Momenten der Freude als auch in Zeiten des Schmerzes und der Notwendigkeit des Respekts.
“Jemi këtu në nderim të viktimave të 11 shtatorit, në respekt që kanë humbur jetën në këto ngjarje, respekt e vlerësim për partneritetin me SHBA. Jemi mirënjohës dhe shumë falënderues dhe gjithmonë do të jemi bashkë me ta edhe në gëzime, e në raste kur ka dhimbje dhe nevojë për respekt”, ka thënë Hamza.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës.
“Ishte një përpjekje e dhunshme për të cenuar mënyrën e jetesës së lirë e të hapur, që popujt demokratik ndajnë kudo në botë. Sot, përulemi me respekt të thellë para kujtimit të viktimave dhe shprehim solidaritetin tonë të plotë me familjet e tyre dhe me popullin amerikan. Dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës sonë të përbashkët”, ka thënë Abdixhiku.
E kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në mesazhin e tij ka thënë se Kosova kujton me respekt viktimat e pafajshme që humbën jetën në këtë tragjedi.
“11 Shtatori mbetet plagë e hapur për botën demokratike, por edhe një moment i dëshmisë së forcës dhe unitetit tonë përballë të keqes. Kosova dhe qytetarët tanë qëndrojnë përherë krah aleatit tonë më të madh dhe strategjik. Miqësia jonë me Amerikën është e përjetshme dhe e palëkundur”, ka shkruar ai në Facebook.
Nderime viktimave, i ka bërë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Në nderim të tyre, në të gjitha kazermat e vendit flamujt janë ulur në gjysmështizë.
“Me këtë akt simbolik, FSK-ja përkujton viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie dhe shpreh solidaritetin e saj me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që humbën jetën duke u përballur me pasojat e sulmeve terroriste. Populli i Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë përherë në krah të popullit amerikan, miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, duke ndarë dhimbjen në ditët e vështira dhe duke festuar së bashku në ditët e gëzimit. Miqësia dhe solidariteti ynë mbeten të palëkundura”, thuhet në njoftim.
Më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u goditën nga një prej sulmeve terroriste më të rënda në historinë moderne. Në mëngjes, 19 terroristë të organizatës al-Kaida rrëmbyen katër avionë pasagjerësh.
Dy prej avionëve u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju-Jork. Goditja shkaktoi zjarre të mëdha dhe, brenda pak orësh, të dyja kullat u shembën.
Një avion i tretë u përplas me objektin e Pentagonit, selinë e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, pranë Uashingtonit. Avioni i katërt, United Airlines 93, u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët tentuan të rimerrnin kontrollin e tij.
Në sulmet e 11 shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën. Pas sulmeve, SHBA-ja shpalli luftën kundër terrorizmit dhe nisi ndërhyrjen ushtarake në Afganistan, ku ndodhej udhëheqja e al-Kaidës.