---
description: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kërkuar të shtunën që të marrë fund praktika e Serbisë që përdor sistemin e drejtësisë për presion politik
title: Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik
image: https://resources.koha.net/images/2022/January/02/mpjd31641119123.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik

- 22 nëntor 2025 20:50
- Shpërndaje në:

- 22 nëntor 2025 20:50
- Shpërndaje në:

## Një ditë pasi autoritetet serbe e liruan ish-policin Arbnor Spahiu nga masa e paraburgimit, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Ajo ka shprehur qëndrimin se akuzat e ngritura ndaj Spahiut ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa “paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kërkuar të shtunën që të marrë fund praktika e Serbisë që përdor sistemin e drejtësisë për presion politik. Qëndrimi është dhënë pas lirimit të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili u mbajt për pesë muaj në paraburgim në Serbi.

Spahiu u lirua të premten nga paraburgimi, ku mbahej nën akuza për “vrasje të rëndë”, lidhur me “ngjarjet në Banjskë” të vitit 2023.

Në Banjskë, pasi policia u sulmua nga grupi paraushtarak prej dhjetëra serbësh, është kundërpërgjigjur duke vrarë tre pjesëtarë të këtij grupi dhe duke plagosur tre të tjerë. Ndërkaq, pjesa më e madhe e sulmuesve janë zhvendosur në Serbi, ku vazhdojnë të strehohen, ndonëse për më shumë se 40 prej tyre është ngritur aktakuzë në Kosovë. Serbia nuk ka gjykuar as Milan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

E, nën akuzën për vrasjet e anëtarëve të grupit terrorist, ish-polici Spahiu qe arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë e Hungarisë në qershor të këtij viti.

MPJD-ja ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj Spahiut ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa “paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë”.

[Edhe ![Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta](https://resources.koha.net/images/2025/November/21/9123ee5c-8ff5-4549-a784-cfdc4e6402f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 nën 2025 Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta](https://www.koha.net/arberi/ish-polici-spahiu-akuzat-e-serbise-ndaj-meje-plotesisht-politike-dhe-te-padrejta)

Në reagimin e MPJD-së është vlerësuar se lirimi i tij konfirmon qartazi se pretendimet e Serbisë nuk qëndronin dhe përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve kosovarë është një praktikë që duhet të marrë fund.

“Ministria falënderon institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të rastit dhe rithekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e çdo qytetari të Kosovës, kudo që ndodhet”, thuhet në njoftim.

Ish-polici Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.

Ai shkroi të shtunën në Facebook se ka qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, për të cilat ka thënë se kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë.

[Edhe ![Ministria e Jashtme: Serbia t’i japë fund praktikës të përdorimit të drejtësisë për presion politik](https://resources.koha.net/images/2025/November/22/dfb34af0-40ce-495e-81cd-a03a9d044f9e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 nën 2025 Ministria e Jashtme: Serbia t’i japë fund praktikës të përdorimit të drejtësisë për presion politik](https://www.koha.net/arberi/ministria-e-jashtme-te-marre-fund-praktika-qe-serbia-te-perdore-drejtesine-per-presion-politik)

“Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka shkruar ai dhe ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pati kërkuar lirimin e Spahiut, edhe gjatë kalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

[#Kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#arbnor spahu](https://www.koha.net/tag/arbnor-spahu) [#policia](https://www.koha.net/tag/policia) [#arrestimet](https://www.koha.net/tag/arrestimet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu](https://resources.koha.net/images/2025/September/29/ab2d2273-e3ec-4c75-9748-3e1c126fdcef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 dhj 2025 Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu](https://www.koha.net/arberi/serbia-pezullon-hetimet-kunder-ish-policit-kosovar-arbnor-spahiu)
- [![Me protestë në Prishtinë kërkohet lirimi i ish-policit të paraburgosur në Serbi](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/834f1463-fe80-434a-bb7c-251a0712afc0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 sht 2025 Me protestë në Prishtinë kërkohet lirimi i ish-policit të paraburgosur në Serbi](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/me-proteste-ne-prishtine-kerkohet-lirimi-i-ish-policit-te-paraburgosur-ne-serbi)
- [![Me protestë kërkohet lirimi nga paraburgimi në Serbi i ish-policit Spahiu](https://resources.koha.net/images/2025/September/30/0ce7ca7d-a9d2-449d-9b1f-c5e8e98a90ef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 sht 2025 Me protestë kërkohet lirimi nga paraburgimi në Serbi i ish-policit Spahiu](https://www.koha.net/arberi/me-proteste-ne-prishtine-kerkohet-lirimi-nga-paraburgimi-ne-serbi-i-ish-policit-spahiu)

[Arbëri.]() [Shefi i UNMIK-ut në OKB flet për ndryshimet në Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën](https://www.koha.net/arberi/shefi-i-unmik-ut-ne-okb-flet-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-specialen-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken)

[Arbëri.]() [Palokaj: Protestat në Shqipëri dallojnë nga ato në Evropë, kërkesat janë politike](https://www.koha.net/arberi/palokaj-protestat-ne-shqiperi-dallojne-nga-ato-ne-evrope-kerkesat-jane-politike)

[Arbëri.]() [LIVE: Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën](https://www.koha.net/arberi/live-keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-diskuton-per-kosoven)

[Botë.]() [Zelensky shprehet i gatshëm për negociata, bën thirrje për bisedime trepalëshe](https://www.koha.net/bote/zelensky-shprehet-i-gatshem-per-negociata-ben-thirrje-per-bisedime-trepaleshe)

[Futboll.]() [LIVE: PSG 1:0 Barcelona](https://www.koha.net/futboll/live-psg-00-barcelona)

[Arbëri.]() [Ramosaj për Edi Ramën: Dyshoj në qëndrueshmërinë e tij psikologjike](https://www.koha.net/arberi/ramosaj-per-edi-ramen-dyshoj-ne-qendrueshmerine-e-tij-psikologjike)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/kosova-i-kerkon-serbise-ti-jape-fund-praktikes-e-perdorimit-te-drejtesise-per-presion-politik","datePublished":"2025-11-22T20:50:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:25:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":454,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kërkuar të shtunën që të marrë fund praktika e Serbisë që përdor sistemin e drejtësisë për presion politik","url":"https://www.koha.net/arberi/kosova-i-kerkon-serbise-ti-jape-fund-praktikes-e-perdorimit-te-drejtesise-per-presion-politik","keywords":"Kosova, Serbia, arbnor spahu, policia, arrestimet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/January/02/mpjd31641119123.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
