Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Anfechtung des Gesetzes über besondere Angelegenheiten wird noch vom Ombudsmann geprüft.

Das Sonderangebot

Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e shqyrtuar kërkesën e 24 përfaqësuesve të shoqërisë civile, aktivistëve dhe profesorëve universitarë që Ligjin për Gjykatën Speciale ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë. Iniciuesit e kësaj nisme thonë se po zhvillohen komunikime, dhe besojnë se lënda do të përfundojë në gjykatë

Ende nuk është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese Ligji për Gjykatën Speciale, veprim të cilin ia kanë kërkuar Avokatit të Popullit 24 aktivistë të shoqërisë civile, hulumtues dhe profesorë universiteti.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë për KOHËN se çështjet që janë ngritur në atë kërkesë, në forma të ndryshme janë adresuar më herët edhe nga vetë ai. Megjithëkëtë, ai ka theksuar se kërkesën e ka në shqyrtim.

“Duke pasur parasysh rëndësinë dhe natyrën e çështjeve të ngritura, ajo do të analizohet me kujdes dhe në tërësi, përfshirë të gjitha aspektet juridike dhe kushtetuese që lidhen me të. Pas përfundimit të këtij shqyrtimi, institucioni do të vendosë për hapat e mëtejshëm, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë ai.

Në muajin e shkuar, Avokatit të Popullit i është kërkuar ta kontestojë në Kushtetuese ligjin, me arsyetimin se nëpërmjet tij i është zgjeruar juridiksioni Gjykatës Speciale në Hagë, përtej atij që e parasheh Kushtetuta.

Iniciuesi i kësaj kërkese, Ramadan Ilazi, i cili është udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë për KOHËN se disa nga nënshkruesit kanë zhvilluar edhe takim me Avokatin e Popullit.

Sipas tij, ata janë njoftuar se kërkesa është duke u analizuar në aspektin e pranueshmerisë dhe në atë të përmbajtjes.

“Nuk konsiderojmë se ka pasur vonesë, duke pasur parasysh kompleksitetin juridik dhe rëndësinë e çështjes. Përkundrazi, e vlerësojmë seriozitetin, angazhimin dhe qasjen profesionale të Avokatit të Popullit. Vendimi për hapat e mëtejmë, përfshirë një referim të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese, i takon plotësisht këtij institucioni dhe ne do ta respektojmë vlerësimin e tij të pavarur”, ka thënë ai.

E, njëri nga nënshkruesit e kërkesës, Ideal Zhaveli, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të realizohet edhe një takim me Avokatin e Popullit.

Paralelisht me këtë nismë të 24 aktivistëve të shoqërisë civile, hulumtuesve dhe profesorëve universitarë, Kuvendi ka ndryshuar Ligjin për Specialen, me synimin për t’ia kufizuar juridiksionin. Por, janë ngritur dilema nëse ai mund të kontestohet në Kushtetuesen e Speciales.