Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë Këshillit të Sigurimit ka thënë se ka ardhë koha që ky këshill të mundësojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Ka ardhë koha që ky këshill të ecë drejt një agjende afirmative për të mundësuar pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Konjufca.
Ai ka kritikuar raportin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë dhe mënyrën se si i është referuar zhvillimeve në Kosovë.
Konjufca ka thënë se në raport përmenden vetëm në mënyrë të pjesshme përpjekjet e Kosovës për të promovuar sundimin e ligjit dhe stabilitetit.
Ai ka thënë që në këto raste raporti bazohet në propagandë serbe, duke përmendur edhe kur sulmit të Banjskës iu referua si ngjarje e dhunshme dhe jo ashtu siç është – sulm terrorist.
“Raporti i UNMIK-ut përmend në mënyrë të pjesshme përpjekjet tona për të promovuar sundimin e ligjit, stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes. Është dëshpëruese që shumë këto raste në raportin e UNMIK-ut bazohen kryesisht në propagandën serbe. Edhe sulmi i Banjskës përmendet si ngjarje e dhunshme, në vend që të përmendet ashtu siç është – sulm terrorist. Raporti përmban keqinformata. Kundërvajtjet që janë përmendur nga UNMIK-u nuk kanë qenë arrestime apo persekutim i serbëve, ata janë shoqëruar nga Policia e Kosovës në përputhje me ligjin në fuqi, janë hequr nga lokalet për shkak të keqpërdorimit të ngjarjeve festive e fetare që mbjellin urrejtje fetare dhe cenojnë integrimin etnik në Kosovë”, ka thënë Konjufca.
ebenfalls
Konjufca – An Djuric: Serbien hat in meinem Land 12 unschuldige Menschen getötet, kein Wort von dir.
Konjufca ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të përmbahet nga të dhënit jehonë propagandës serbe në Kosovë.
“Raporti i UNMIK-ut po ashtu jopropocionalisht vë dritën e vëmendjes te disa incidente të pretenduara ndaj objekteve fetare në Kosovë. Është e palogjikshme që UNMIK-u t’i regjistrojë ato si incidente zyrtarisht etnike, ato kësisoj ekzistojnë vetëm në raportet e Serbisë. E inkurajojmë UNMIK-un të mos i keqinterpretojë mikro incidentet që e portretizojnë gjendjen si fragjile. Të përmbahet nga miratimi i raportit të njëanshëm, që i bën jehonë propagandës së Serbisë. Raportim i qartë dhe i saktë është qenësore për të siguruar që ky mision të mos bëjë dëm”, ka thënë Konjufca.