Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die sterblichen Überreste des Trios der „Gruppe der Intellektuellen“ wurden bestätigt.

Clown

Në New York, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të kërkojë nga vendet partnere që t’i bëjnë presion Serbisë t’i hapë arkivat, me qëllim që të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë. E ka thënë këtë, ditën kur analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin tre prej anëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, që ishin rrëmbyer nga forcat serbe e që figuronin të zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin personave nga grupi i njohur si “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që kanë figuruar të zhdukur deri tash.

Ata janë intelektualët Idriz Rreci, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu.

Rreci ishte aktivist dhe një nga themeluesit e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Gjatë luftës ishte angazhuar edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si këshilltar i Jetullah Gecit, komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti”. Edhe Beqiri ishte aktivist i LDK-së, ndërkaq Mëziu ishte mësues.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur ka pranuar tri raportet e para të ADN-së, të bazuara në mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë.

“Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Njoftimin për identifikimin e viktimave e ka bërë gjatë ditës edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se në ditët dhe javët në vijim pritet të pranohen edhe raportet e tjera për mostrat e dërguara për identifikim përmes analizës së ADN-së.

Gjatë vizitës së tij në New York, me qëllim takimi me liderë shtetesh gjatë Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kurti ka thënë se do të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e zotimeve të marra për të zhdukurit me dhunë, hapjen e arkivave dhe ofrimin e informacionit për zbardhjen e fatit të tyre.

“Veçanërisht për hapjen e menjëhershme të arkivave, përfshirë arkivin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, dhe dokumentacionin e së cilës Serbia e ka klasifikuar në vitin 2014 për një periudhë prej tridhjetë vjetësh”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka thënë se zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Kosovës.

Edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka thënë se kërkimi do të vazhdojë derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur.

“Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi. Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim. Kërkimi ynë nuk do të ndalet derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur me dhunë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Gërmimet në Kalludër dhe Jabukë nisën më 27 korrik dhe përfunduan më 21 gusht. Për katër javë, në këto lokacione u gjetën mbetje mortore të 23 personave, që dyshohet se i përkasin “Grupit të Intelektualëve” që ishin rrëmbyer nga forcat e Serbisë.

Për rastin po hetohen katër persona nga Prokuroria Speciale e Kosovës. J.R., M.J., R.K dhe M.B., dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile. Që të katër ndodhen në paraburgim. Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas listës së publikuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë edhe 1574 persona që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta. Në total viktima të luftës në këtë listë janë 13 mijë e 271.

Kosovo hat Serbien wiederholt um Zusammenarbeit bei der Aufklärung des Schicksals vermisster Personen und um Zugang zu Militärarchiven gebeten, die nach Angaben der Behörden zur Identifizierung möglicher Gräber beitragen könnten.