---
description: Komuna e Prishtinës ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në mbingarkesën e rrugëve në kryeqytet. Komuna ka thënë se kupton plotësisht frustrimin dhe indinjat
title: Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/23/2a31fbfa-d14f-416d-8ca7-bd9152b5bd84.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve

![Rruga e mbingarkuar te Veterniku](https://resources.koha.net/images/2025/April/23/2a31fbfa-d14f-416d-8ca7-bd9152b5bd84.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arben Llapashtica

- 23 prill 2025 12:02
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 23 prill 2025 12:02
- Shpërndaje në:

Komuna e Prishtinës ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në mbingarkesën e rrugëve në kryeqytet.   
Komuna ka thënë se kupton plotësisht frustrimin dhe indinjatën e qytetarëve dhe ka kërkuar mirëkuptim, derisa ka treguar shkaqe që kanë çuar në bllokimin e rrugëve. 

“Dje, hyrjet dhe rrugët e Prishtinës kanë qenë të mbingarkuara dhe e kuptojmë plotësisht frustrimin dhe indinjatën tuaj. Me përmirësimin e motit, kemi nisur disa ndërhyrje afatshkurtra rehabilituese në zona të ndryshme të qytetit, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe rritur sigurinë për të gjithë. Punimet në rrugë përfshijnë: Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim; Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim; Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim; Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara. Punime në rrjetin e kanalizimit: Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C. Por njëkohësisht kemi pasur edhe situata të paparashikuara. Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione: Rrethi i Flamurit; Rr. Ibrahim Lutfiu; Rr. Isa Kastrati; Rr. Xheladin Rekaliu; Rr. Vicianum; Rr. Bill Klinton; Rr. Ramiz Cernica”, thuhet në sqarimin e Komunës të cilin e ka publikuar në Facebook. 

Komuna ka thënë se këto ndërhyrje kanë shkaktuar ngarkesa e vonesa të shumta në qarkullim. 

“E kuptojmë shqetësimin tuaj por çdo ndërhyrje që po bëjmë është në shërbim të një Kryeqyteti më të sigurt, më të qetë dhe më funksional. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!” – ka njoftuar Komuna. 

[#komuna e prishtines](https://www.koha.net/tag/komuna-e-prishtines) [#mbingarkimi i rrugëve](https://www.koha.net/tag/mbingarkimi-i-rrugeve) [#bllokimi i rrugëve](https://www.koha.net/tag/bllokimi-i-rrugeve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë](https://resources.koha.net/images/2026/March/29/b22d7a0c-c544-48f2-857a-9144adff2998.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 mar 2026 Shembet rruga në Prishtinë, intervistohet pronari i një kompanie e pezullohen disa inspektorë](https://www.koha.net/arberi/shembet-rruga-don-shtjefen-kurti-ne-prishtine-bllokohet-qarkullimi)
- [![Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda](https://resources.koha.net/images/2026/February/27/dc804fa1-6e17-478f-8805-d7dd73b65739.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 shk 2026 Komuna e Prishtinës arsyetohet për dëmtimin e rrugëve me qarkullim të madh të mjeteve të rënda](https://www.koha.net/arberi/komuna-e-prishtines-arsyetohet-per-demtimin-e-rrugeve-me-qarkullim-te-madh-te-mjeteve-te-renda)
- [![Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes](https://resources.koha.net/images/2026/February/01/ced71599-8c01-4bc5-8ab7-211a99348648.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 shk 2026 Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes](https://www.koha.net/arberi/bore-e-akull-policia-apelon-te-shoferet-per-kujdes)
- [![AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna](https://resources.koha.net/images/2026/January/07/fa4ddd5f-e4b7-45c6-ac77-58cdbb7a8e07.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 11 jan 2026 AME: Kanalizimet e bllokuara, shkaktare për vërshime në disa komuna](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/ame-kanalizimet-e-bllokuara-shkaktare-per-vershime-ne-disa-komuna)
- [![Vërshimet, mbi 30 intervenime në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2026/January/10/17061bcd-3b75-4f88-9328-966852699aaf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 jan 2026 Vërshimet, mbi 30 intervenime në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/vershimet-mbi-30-intervenime-ne-prishtine)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kronikë.]() [Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë](https://www.koha.net/kronike/nje-person-veteplagoset-me-arme-zjarri-ne-ferizaj-gjendja-e-tij-e-rende)

[Kronikë.]() [Sulmohet një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë](https://www.koha.net/kronike/sulmohet-nje-infermiere-gjate-kryerjes-se-detyres-ne-prishtine)

[Kronikë.]() [Dy të plagosur pas një përleshjeje në Veternik, tetë të arrestuar](https://www.koha.net/kronike/dy-te-plagosur-pas-nje-perleshjeje-ne-veternik-tete-te-arrestuar)

[Botë.]() [Trumpi refuzoi propozimin e Iranit për Hormuzin, Teherani thotë se po pret përgjigje zyrtare](https://www.koha.net/bote/trumpi-refuzoi-propozimin-e-iranit-per-hormuzin-teherani-thote-se-po-pret-pergjigje-zyrtare)

[Shtojca për Kulturë.]() [Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 27 shtator 2026](https://www.koha.net/shtojca-kulture/tekstet-e-shtojces-per-kulture-te-kohes-ditore-27-shtator-2026)

[Botë.]() [Si e zbuluan punëtorët në Sri Lankë një varrezë masive me 572 persona](https://www.koha.net/bote/si-e-zbuluan-punetoret-ne-sri-lanke-nje-varreze-masive-me-572-persona)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Komuna e Prishtinës del me sqarim për bllokimin e rrugëve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-per-bllokimin-e-rrugeve","datePublished":"2025-04-23T12:02:39+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:35:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":306,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Komuna e Prishtinës ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në mbingarkesën e rrugëve në kryeqytet. Komuna ka thënë se kupton plotësisht frustrimin dhe indinjat","url":"https://www.koha.net/arberi/komuna-e-prishtines-del-me-sqarim-per-bllokimin-e-rrugeve","keywords":"komuna e prishtines, mbingarkimi i rrugëve, bllokimi i rrugëve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/23/2a31fbfa-d14f-416d-8ca7-bd9152b5bd84.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
