Komisioni Evropian ka dënuar përdorimin e dhunës në protestat në Tiranë dhe në qytetet tjera në Shqipëri.
In einer Pressemitteilung heißt es: Komisioni ka dënuar zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimi i pronës publike dhe private. Po ashtu Komisioni ka thënë se reagimi ndaj kësaj dhune duhet të jetë përputhje me ligjin dhe proporcional.
“Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, ndërsa reagimi ndaj saj duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional. Përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. E mirëpresim zotimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat, të përkushtuar fuqishëm ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”, thuhet në reagimin.
Sot është dita e gjashtë e protestave studentore në Shqipëri, ndërsa në Tiranë vazhdojnë përplasjes mes protestuesve dhe forcave policore, ku janë përdorur molotovë, gurë, gaz lotsjellës, topa uji e plumba gome.
Protestuesit i kanë vënë zjarrin Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ndërsa po ashtu ka marrë zjarr edhe hyrja në Ministrinë e Brendshme. Po ashtu janë sulmuar edhe zyrat e Partisë Socialiste.