Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

KFOR: Die schrittweise Integration der Kosovo-Polizei in die Sicherheitsmaßnahmen des Klosters Deçan beginnt

Deçan-Kloster

Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, të hënën ka nisur ky proces që do të zhvillohet gradualisht dhe në bazë të kushteve të sigurisë.

“Ky proces do të jetë gradual dhe i bazuar në kushtet e sigurisë, dhe po koordinohet ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe institucionet në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka theksuar se përkushtimi i tij për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe për sigurinë e të gjitha komuniteteve lokale mbetet i palëkundur.

“Përkushtimi i KFOR-it ndaj sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve lokale është i palëkundur. Personeli ynë është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të bazuar në OKB. KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit”, thuhet më tej në njoftim. 

Misioni i NATO-s ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, me qëllim ruajtjen e transparencës së ndërsjellë, bashkëpunimit dhe besimit, si dhe shmangien e keqkuptimeve.