Shaip Kamberi ka votuar në vendlindjen e tij në Tërnoc të Preshevës. Kamberi është bartësi i listës “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e sotme që po mbahen në Serbi.
Kamberi ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë dhe të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.
“Ne kemi përmbushur pjesën tonë të përgatitjeve për këto zgjedhje, tash e përfundova edhe detyrën time qytetare. Ajo që pres nga qytetarët, banorët e Tërnocit por dhe gjithë Luginës së Preshevës duhet të shfrytëzojnë në mënyrë masive të drejtën e tyre për të votuar, Është e drejtë demokratike që askush nuk mund të cenojë. Është obligim moral, edhe kombëtar, edhe politik që të kryejë këtë detyrë dhe të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Kameri.
Merret vesh se në Preshevë, deri në orën 10:00 kanë votuar 1090 qytetarë ose 2.5 për qind e popullatës rezidente.
Gjatë ditë së sotme, në qendrat e votimit në Preshevë kanë qenë të pranishme edhe trupat e OSBE-së për të monitoruar procesin.
Në mandatin e kaluar, Kamberi ka qenë deputet në Kuvendin e Serbisë.