Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Ehemaliger UN-Botschafter: Das albanische Parlament sollte als erstes den Völkermord Serbiens an den Kosovo-Inseln anerkennen.

Parlament von Albanien

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho ka thënë se pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë me të cilin u shpallën fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet urgjentisht të bëhen bashkë Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës për veprimet tutje.

Nesho në emisionin “60 Minuta” në KTV, është shprehur se Parlamenti i Shqipërisë duhet të fillojë nga pranimi i gjenocidit të Serbisë që e ka kryer ndaj popullit shqiptar. Sipas Neshos kjo do të ishte një armë shumë e fuqishme dhe do ta tremte presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë të mblidhet urgjentisht, t’i detyrojnë të dy kryeminsitrat të bëjnë një plan pune për të bërë një diplomaci aktive në të gjitha vendet, duke u distancuar në radhë të parë Rama nga Vuçiqi në politikat e bashkëpunimit. Të dalë publikisht kundër qeverisë nacionaliste të Vuçiqit. Kjo është diçka e domosdoshme. Si një kartë diplomatike, Parlamenti i Shqipërisë duhet të pranojë gjenocidin e Serbisë, kjo është një armë tepër e fuqishme. Duke e marrë këtë iniciativë që e njeh gjenocidin e ushtruar ndaj popullit shqiptar nga Serbia, do ta trembte Vuçiqin dhe Serbinë”, ka thënë Nesho.

Ish-ambasadori, ka thënë gjithashtu se i vjen keq që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është mjaftuar vetëm me një postim ku shkruan “Marre”, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe sipas tij kjo tregon se ai është nën presion.

Nesho ka kërkuar që Rama të dalë publikisht kundër Vuçiqit dhe të lihen skenarët e bashkëpunimit me të.

“Duhen bërë veprime institucionale, më vjen keq që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më shumë ka një përkrahje artificiale dhe teatrale ndaj kësaj çështjeje. Mungesa e një prononcimi në këtë situatë që është kaq e rëndësishme për kombin tonë, nxjerrja e vetëm një tablojeje ku shkruan ‘Marre’, tregon se është brenda një presioni. Të lihen skenarët e bashkëpunimit me një Serbi nacionalsite siç është akti i Ramës me Vuçiqin që vazhdojnë projektet e tyre që në njëfarë mënyrë janë antikombëtare e kundër Kosovës”, ka deklaruar Nesho.

Nesho e ka quajtur të gabuar zhbërjen e Gjykatës Speciale sepse sipas tij kjo nga Serbia do të përdorej sikur paaftësi e Kosovës për shtetformim dhe e dobët për negocim në fushën diplomatike.

“Kosova nuk duhet ta zhbëjë Gjykatën Speciale, do të dukej shumë sikur nuk ka forcë të negociojë në fushën diplomatike. Pra, do të ishte sikur një akt vetëvrasjeje. Unë mendoj që akte të tilla si zhbërja ligjore nëpërmjet Parlamentit e Gjykatës Speciale është çështje e tejkaluar. Jo vetëm se kemi pasur një presion nga të gjithë partnerët ndërkombëtar por dihet që vetë Kushtetuta e Kosovës e ndryshuar, përmend që këto gjykata përfundojnë kur Këshilli i Evropës deklaron se i ka përfunduar. Do t’i përdorin gjithmonë sidomos nacionalizmi serb që shqiptarët nuk janë të aftë në shtetformim por edhe në mbajtjen e angazhimeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Nesho në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Nesho ka mbështetur protestat që po mbahen nga shqiptarët jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë e Amerikë, në kundërshtim të verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ai gjithashtu ka thënë se të tilla protesta do të duhej të mbaheshin edhe në Maqedoninë e Veriut e Malit të Zi ku ka popullsi shqiptare.

“Protestat janë një shenjë sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar dhe mendoj se duhet të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe në të gjitha hapësirat e tjera shqiptare, pra të zhvillohen në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut ku janë shqiptarët, pse jo në Malin e Zi ku janë po ashtu popullsia shqiptare duke e sensibilizuar që është një akt që ka prodhuar diçka të papranueshme për një popull të tërë. Me çështjen e pavarësisë nuk duhet të luhet, ky është mesazhi kryesor, pra ky popull deri këtu e ka vijën e kuqe”, ka deklaruar Nesho.