Mbi 1 mijë e 500 persona ende figurojnë të zhdukur, 27 vjet pas luftës në Kosovë. Gërmimet e fundit në Zubin Potok sollën 23 gjetje mortore, ndërsa tash pitet të nis procesi i identifikimit të tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë, u diskutua për kërkimet, sfidat institucionale dhe drejtësinë për familjet e personave të pagjetur.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë, është mbajtur diskutimi me temën “Lokacione të reja, pyetje të vjetra: Ku qëndron kërkimi për të pagjeturit e luftës?”.
I organizuar nga Pro Peace Kosovo dhe Integra, në bashkëpunim me Qendrën Barabar, të pranishmit folën për sfidat gjatë punës me personat e zhdukur, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe qasjen ndaj familjarëve.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani, dha detaje për gërmimet e fundit në tri lokacione në Zubin-Potok.
„Es gab bereits frühere Bemühungen, Ausgrabungen und Zusagen, um das Schicksal dieser Menschen zu klären, doch es fehlten verlässliche Informationen, die zu den genauen Fundorten geführt hätten. Glücklicherweise konnten wir drei genaue Fundorte ermitteln. Es handelt sich um zwei in Kalludra und einen in Jabuka. Im ersten Massengrab wurden 13 Menschen gefunden, im zweiten sechs und im letzten sieben. Damit beläuft sich die Zahl der Skelettfunde bzw. Leichenfunde auf 23“, sagte er.
Zyrtari i Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, theksoi se së shpejti pritet të nisë procesi i identifikimit të viktimave përmes analizave të ADN-së dhe ekzaminimeve antropologjike.
Laut Haliti könnte der Identifizierungsprozess bis zu drei Monate dauern, sofern bei der Extraktion des DNA-Profils aus den Knochenproben keine Probleme auftreten.
“Në të njëjtën kohë do të kryhet edhe autopsia e këtyre rasteve, në kuptim të përcaktimit të dëmtimit në kocka, për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes, për të përgatitur një raport për Prokurorinë e Shtetit, pasi rasti do të ketë rrjedhën e vet penale. Në bazë të përvojës që e kemi, rastet të cilat i dërgojmë, ose kockore, nëse s’ka ndonjë problem të nxjerrjes së profilit të ADN-së nga mostra kockore, në bazë të praktikës sonë kjo periudhë kohore zgjat deri në tre muaj”, deklaroi ai.
Haliti po ashtu tha se janë të interesuar të rikthehen për gërmime të tjera në pesë lokacione në Serbi, pasi dyshohet se ka ende mbetje mortore.
Edhe Baki Svirca nga Ministria e Drejtësisë deklaroi se duhet të punohet që zbardhja e këtyre rasteve të përcillet edhe me drejtësi.
“Shoqëria jonë kërkon edhe përgjigje të tjera, jo vetëm prova, si gjetjet, siç ndodhën në veri. Por është e rëndësishme që zbulimi dhe identifikimi i personave të përcillet edhe me arritjen e drejtësisë. Paralel me zhvillimet e fundit, janë duke u zhvilluar edhe procese juridike në gjykatat tona. Paradoksi i kësaj është se, derisa po zhvillohet procesi i drejtësisë dhe nuk duhet të paragjykohet verdikti, në Serbi po zhvillohet procesi i intimidimit të atyre që kanë informacione për këto raste dhe kjo e vështirëson edhe më shumë punën”, theksoi ai.
Sipas panelistëve, sfidë mbetet presioni i Serbisë mbi dëshmitarët për lokacionet me varreza masive.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.