Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Ilir Meta bleibt in Haft, sein Antrag auf Freilassung wurde abgelehnt.

Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Bëhet e ditur se gjykata ka rrëzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë, raportoi TCH.

Të hënën, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lejojë Metën të qëndrojë jashtë kafazit prej xhami gjatë seancave.

Ish-presidenti kërkonte zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për ta mbajtur të izoluar.

Ilir Meta po qëndron në burg nga tetori i 2024-tës, ndërsa gjykohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.