Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

NIPHK: Die Impfung gegen die saisonale Grippe soll voraussichtlich im Oktober beginnen.

Impfung gegen saisonale Grippe - Anzeichen

Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë në vend në fund të muajit shtator e sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, imunizimi i qytetarëve do të nisë në fillim të tetorit. Për këtë sezon janë siguruar 85 mijë doza dhe në nismë të procesit të vaksinimit në fokus do të jenë grupet prioritare.

“Vaksinat kundër gripit sezonal i porosit Ministria e Shëndetësisë dhe ne dimë që porosia është bërë me kohë dhe në këtë aspekt, sa i përket fillimit të vaksinimit të gripit sezonal, nuk ka asnjë lloj vonese. Përkundrazi, këtë vit mendojmë që do të fillojmë më herët se vitin e kaluar dhe popullata, në veçanti ata që janë grupe më prioritare, do ta marrin vaksinën me kohë, të imunizohen dhe të jenë të mbrojtur kundër gripit sezonal”, ka bërë të ditur Faik Hoti, specialist i shëndetit publik. 

Sipas Hotit, periudha në të cilën gripi sezonal qarkullon më së shumti është disa javë larg. 

Ai tha se vaksinimi në fillim të vjeshtës është koha më e përshtatshme për imunizim. 

“Zakonisht, viruset e gripit sezonal janë më aktivë gjatë muajit nëntor-dhjetor dhe zakonisht pikun e arrijnë në muajin janar. Mirëpo, me qëllim të mbrojtjes me kohë dhe me qëllim të krijimit të imunitetit te grupet e rrezikuara, vaksinimi duhet të fillojë më herët dhe ne mendojmë që fillimi i vaksinimit në muajin tetor paraqet një mundësi optimale dhe kohë të përshtatshme për të filluar procesin”, ka thënë Hoti. 

Hoti është shprehur se 70 mijë doza do të ishin të mjaftueshme për qytetarët e interesuar, por sipas tij, Ministria e Shëndetësisë gjithmonë duhet të sigurojë numër më të madh të vaksinave.
Vaksinën kundër gripit sezonal mund ta marrin të gjithë qytetarët nga fillimi i tetorit e deri në prill të vitit 2027.

Sipas IKSHPK-së, rreth 1 miliard raste të gripit sezonal raportohen çdo vit në mbarë botën, ndërsa deri në 5 milionë raste paraqiten në forma të rënda.

Po ashtu, bazuar në këto të dhëna, 99 për qind e vdekjeve te fëmijët nën 5 vjeç, në vendet në zhvillim, janë të lidhura me infeksionet e traktit të poshtëm respirator të shkaktuara nga gripi.