Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se nga viti 2022 deri në gusht të këtij viti komunave të Kosovës u janë marrë mbi 382 milionë euro nga vendimet gjyqësore, shumica prej tyre kanë të bëjnë me kontratat kolektive.
Ibrahimi ka thënë se nga kjo shumë 100 milionë euro kanë shkuar në procese përmbarimore, gjyqësore dhe për avokatë.
“Ne si Asociacion edhe para ish-kryeparlamentarit Glauk Konjoufca e kemi konstatuar se ka gjakderdhje të rëndë financiare që po ndodh ndër vite apo diçka që është e organizuar. Si Asociacion mendojmë se është lloj organizimi që mbi 100 milionë euro mjete financiare të taksapaguesve kosovarë të shkojnë diku tjetër”, ka thënë Ibrahimi në “Interaktiv” të KTV-së.
Të martën në Prishtinë protestuan kryetarë të 20 komunave, bashkë me një numër qytetarësh, para objektit të Qeverisë me moton “Mos ua merrni komunave, atë që u takon qytetarëve”.
Ibrahimi ka prezantuar shtatë kërkesat e kësaj organizate për Qeverinë, duke thënë se ato janë në interes të qytetarëve.
Zu den Forderungen der AKM an die Regierung gehört die Entschädigung für finanzielle Verpflichtungen aus Kollektivverträgen.
ebenfalls
Die sieben Forderungen des Gemeindeverbandes an die Regierung
Ibrahimi në “Interaktiv” tha se në protestë morën pjesë kryetarët e 20 komunave, që përfaqësojnë rreth 1.2 milion banorë të Republikës së Kosovës apo 73.5 për qind të popullatës së Republikës së Kosovës.
“S’kishte asnjë element politik kjo protestë, edhe nëse dikush mendon se ka konotacion politik”, ka thënë Ibrahimi.
Në protestë nuk morën pjesë kryetarët e komunave që drejtohen nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
-
AKM: Die Gemeinden werden voraussichtlich in diesem Jahr Schäden von über 150 Millionen Euro erleiden.
-
Bürgermeister der Oppositionsparteien kritisieren die Regierung
-
Bürgermeister protestieren gegen die Regierung: Ihr treibt uns in den Bankrott!
-
Bürgermeister aus VV protestieren gegen die Regierung