Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Hoxha: Nach Banjska ist die Situation völlig anders, seien wir nach Rubios Aussage wachsam.

Valdet Hoxha

Njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është diametralisht ndryshe pas sulmit terrorist në Banjskë sot tre vjet. Megjithatë, ai ka thënë se deklarata e sekretarit amerikan, Marco Rubio për Serbinë, tregon se Kosova duhet të mbetet vigjilente.

Në “Konfront” të KTV-së, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka thënë se sulmi terrorist në të cilin vdiq rreshteri Afrim Bunjaku ka bërë që autoritetet të kuptojnë se “ne duhet ta bëjmë shtetin”.

“Sfidat janë dhe sot, por është situatë diametralisht e kundërt me para sulmit në Banjska. Kjo është ndoshta ‘fati në fatkeqësi’, sepse kemi pa që përkundër vullnetit të mirë edhe të miqve e të gjithkujt, ne duhet ta bëjmë shtetin. Ne duhet ta shtrijmë sovranitetin. E mira është që krahas shtrimit të sovranitetit, t’i forcojmë edhe urat e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Këtu pak ka çaluar meqenëse po krahasojmë periudhat. Ka pasur fërmike, por në fund janë sheshuar. Duhet përshëndetur veprimet e institucioneve të sigurisë pas atij rasti.  Natyrisht që s’duhet të ndalet e të krijohet vakuum sepse çdo ditë po sekuestrohen armë në masë në atë pjesë. S’është që goditja e këtij grupi kriminal me organizim shtetëror nga Serbia i ka ndaluar të ushtrojnë përpjekje...”, ka thënë ai.

Hoxha ka theksuar se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale në Kosovë. E për këtë ka thënë se duhet të shihet si alarm edhe deklarata e sotme e Rubios i cili tha se SHBA-ja ka interesim për të shtrirë dialogun strategjik me Serbinë, por që e cilësoi këtë shtet si “potencialisht të përfshirë në çështje problematike e shpërthyese”.

“Sot sekretari i shtetit Rubio tha se Serbia është e përfshirë në ngjarje potencialisht shpërthyese në rajon. Deklaratë shumë e fortë. Dhe e dimë se ku ka pretendime Serbia për territor dhe nuk e fsheh. Ata janë të tillë. Ata kanë shkaktuar masakra dhe i glorifikojnë kriminelët e luftës. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe koshientë kë e kemi fqinj”, ka shtuar ai.