Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka ftuar PDK-në që të vijë në seancën konstituive.
Haxhiu ka thënë se meqë është radha e tyre për propozim për nënkryetar, atëherë duhet pritur derisa të vijnë.
Megjithatë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë ndërprerjes së seancës më herët, deklaroi se nuk kanë arsye të marrin më pjesë në asnjë seancë. Ky vendim erdhi pasi VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, pavarësisht se PDK-ja ia votoi Ardian Golen e VV-së.