Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Gruda: Die Versammlung des Kosovo braucht den Sondergerichtshof nicht nach seinen Rechtsinitiativen zu fragen.

Fortschritt Gruda

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur për reagimin e Bashkimit Evropian që ka shprehur shqetësimin për votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gruda është shprehur se duhet të vlejë ajo që e tha në vizitën në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian se është e drejtë e Kosovës të miratojë një ligj.

I pyetur për reagimin e Gjykatës Speciale se nuk janë konsultuar për ndryshimet e Ligjit, Gruda ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka pse ta pyes për nismat e saj ligjore.

“Deklarimet e sotme nga një siç citohet – zëdhënës i BE-së nuk i kam parë më faqen zyrtare të Bashkimit Evropian. Por mund të them që presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar në Prishtinë që nuk është problem që Kosova miraton një ligj, pra është e drejtë e Kosovës. Reagimin e Gjykatës Speciale nuk e kam parë ende por Kuvendi i Kosovës nuk ka pse ta pyes Gjykatën Speciale për nismat e veta ligjore. Nëse dikush ka dilema për kushtetushmërinë e këtij ligji e ka një adresë: Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ku mund ta dërgojë”, ka deklaruar Gruda.

Ai tutje ka thënë se amendamenti e përforcon atë që Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk mund të kontrollojë vendimet e Kuvendit të Kosovës. 

Gruda ka shtuar që ka ekzistuar një draft për këtë prandaj amendamenti e saktëson nenin 23 që ligji në fjalë nuk mund të shkojë në Kushtetuesen e Hagës.

“Amandameti e saktëson që Dhoma Kushtetuese në Hagë mund të kontrollojë vendimet, urdhrat dhe aktgjykimet që dalin nga vendimet nga puna e Dhomave Paraprake dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuara por jo vendimet e Kuvendit të Kosovës. Vendimet si ky ligj mund të kontrollohen vetëm nga Gjykata Kushtetuse në Prishtinë sepse Kosova nuk i ka dy Gjykata Kushtetuese. Në amendament ne vetëm e kemi përforcuar nenin 23 dhe e kemi saktësuar që nuk mund të shkojë ky ligj në Dhomën Kushtetuese në Hagë. Nuk është ndryshim është vetëm përforcim. Ka qenë draft por vetëm e kemi bërë më të qartë”, është shprehur Gruda.