Informacionet që i janë dërguar shërbimit sekret serb për zhvillimet në veri të Kosovës, prej “shqetësimeve” të OSBE-së për kryetarin e Mitrovicës së Veriut e deri te lëvizjet e Policisë së Kosovës, janë përshkruar në aktgjykimin e plotë për dënimin e Jelena Gjukanoviqit për spiunazh. Dokumenti i siguruar nga KOHA, tregon se informatat që ajo i ka përcjellë e kanë ndihmuar BIA-s serbe të krijojë një pasqyrë të qartë të situatës në veri
Gjykata Themelore i ka listuar rastet kur e akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, si punonjëse e OSBE-së në Kosovë ka raportuar për shërbimin sekret serb, BIA.
Më aktgjykimin e plotë të Gjykatës Themelore, me të cilin Gjukanoviq është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazh”, e të cilin e ka siguruar KOHA, tregohet se ajo ka paraqitur edhe “shqetësimet” që OSBE-ja në Mitrovicë i ka paraqitur për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Dragisha Milloviq. Ato ia kishte përcjellë agjentit të Shërbimit Sekret Serb, Aleksandër Vllajiq, po ashtu i dënuar në Kosovë për spiunazh.
Sipas konstatimit të Gjykatës, Gjukanoviq e kishte njoftuar Vllajiqin edhe për Adriana Hoxhiqin, për të cilën kishte thënë se ishte e pakënaqur me mungesën e pushtetit.
“Më datë 14.03.2022, ora 11:50, Jelena e informon Vlajiqin për shqetësimet që ka OSBE-ja në Mitrovicë për bashkëpunimin me kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Dragisha Miloviq, duke e njoftuar se çka mendojnë në OSBE për të. Pas kësaj e informon edhe për Adrijana Hoxhiqin, për të cilën thotë që është e pakënaqur me mungesën e pushtetit. E informon për takimin që e ka pasur me një zyrtare të OSBE-së në Hagë, duke e njoftuar për qëndrimin e saj, e po ashtu e informon në detaje për diskutimet e bëra në një konferencë të organizuar nga Dushan Radakoviq me temën: ‘Kriza në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Kosovë’. Pas të gjitha këtyre informatave Jelena i thotë Vlajiqit: ‘Nuk e di nëse janë gjëra të dobishme për ju, por thashë të ju njoftoj’”, thotë aktgjykimi i shkallës së parë.
Informatat që e pandehura Gjukanoviq i ka mbledhur “në hollësi” dhe “me përkushtim”, Gjykata ka konstatuar se ia ka përcjellë në kohë reale të pandehurit Vllajiq.
ebenfalls
Warum ist Serbien ein faschistischer Staat?
Sipas dokumentit, e ajo i kishte dërguar Vllajiqit informata edhe për policinë, por edhe për organizatat islamike në disa komuna.
“Nga këto komunikime del edhe një fakt i rëndësishëm, ai që ka të bëjë me kërkesat ndaj të akuzuarës. Përderisa në komunikimet më lart, e akuzuara e informon në detaje për investimet e organizatave islamike në disa komuna, siç janë cekur më lart, në këtë komunikimin e fundit, Vlajiq i kërkon informata për njësitë e policisë. Përkundër se e akuzuara nuk kishte asnjë pozicion në organet e sigurisë, ajo me vullnet të plotë merr përgjegjësinë që të sigurojë informatat e kërkuara nga ai, duke i premtuar menjëherë se që nesër do të angazhohet dhe t’i sigurojë ato”, thuhet në dokument.
Sipas aktgjykimit, e akuzuara i ka dërguar informacione Vllajiqit, me vetëdije të plotë që ta ndihmojë BIA-n serbe, por edhe për shkak të lidhjeve familjare që kishte me të.
“E akuzuara në mënyrë të vazhdueshme, në baza ditore, dhe pothuajse për çdo gjë e informonte Aleksander Vlajiqin. Pastaj, informatat që i ka dërguar pothuajse në tërësi janë vetëm në raport me organet në Kosovë dhe punën e tyre, duke filluar nga ajo se çka ndodh në OSBE, raportet e saj, pastaj lidhur me organet e sigurisë në Kosovë, e të natyrës së tillë siç janë arsyetuar më lart, që natyrisht të gjitha këto janë çështje me interes për BIA-n, marrë parasysh kontestin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në aktgjykim.
Sipas Themelores, në bazë të informacioneve që Gjukanoviq i ka bartur në BIA-n serbe, ky shërbim informativ ka qenë në dijeni për situatën në veri të Kosovës.
“Informacionet të cilat e akuzuara i ka bartur te BIA, natyrisht që e kanë ndihmuar këtë shërbim informativ. Kjo nga fakti se, duke i marrë këto informacione në baza ditore, BIA ka pasur një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në veri të Kosovës, qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare, zhvillimet te banorët lokalë, bisedat e ndryshme që përfaqësuesit e OJQ-ve serbe i kanë zhvilluar në Prishtinë, veprimet e policisë, e informacione nga më të ndryshmet, çka përmes tyre, BIA në baza ditore është njoftuar se çka po ndodh dhe duke i dhënë këto informacione e ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në drejtim të realizimit të misionit të tij”, thuhet në aktgjykimin e plotë të shkallës së parë.
Sipas aktgjykimit, rrjedh se shërbimi i BIA-së e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare të Gjukanoviqit, për të marrë informacione të ndryshme për personat që punojnë aty, vendbanimin, vendin e punës, numrat e telefonit dhe informata të tjera, e po ashtu të ndikojë në raportet e OSBE-së në dëm të Kosovës.
“Jelena i dërgon informacione të shumta për persona të ndryshëm që punojnë në OSBE dhe veprimet e tyre, sidomos ato që lidhen me rolin në trazira dhe barrikada. Megjithatë, marrë parasysh arsyetimet e lartcekura, Gjykata nuk e sheh të nevojshme që t’i përshkruajë dhe më tutje informatat e dërguara. Por, për Gjykatën, këto informata kaq në detaje, për secilin nga këta persona, nuk ka asnjë kuptim që të jenë të rastësishme. Kjo tregon se e akuzuara e dinte se ku po i përcillte këto informata dhe natyrisht që, marr parasysh përpikërinë e saj në mbledhjen e këtyre të dhënave për këta persona dhe transferimin te Vlajiqi, tregojnë përkushtimin e saj për ta ndihmuar BIA”, thuhet në vendim.
Sipas Gjykatës, e akuzuara i ka dërguar duke qenë në dijeni të plotë se Vllajiq ishte agjent i BIA-s, dhe se ajo e dinte saktë për punën e tij, dhe kështu me vullnet të plotë, pa ndonjë presion apo hezitim, ajo ia përcillte këto informata, duke qenë e vetëdijshme se dëshiron ta ndihmon BIA-n serbe.
Sipas Themelores, nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor përtej çdo dyshimi vërtetohet se e akuzuara kishte ndërmarrë veprimet në drejtim të kryerjes së veprës penale, ashtu që nga viti 2018 e deri me datë 26 qershor 2024, kur është arrestuar Vllajiq, e akuzuara duke qenë edhe në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, më dashje ia ka dërguar informatat e ndryshme të dënuarit për spiunazh Vllajiq, dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të tij, me qëllim që këto informata të dërgohen te BIA.
Sipas aktgjykimit të Themelores, e pandehura duke e shfrytëzuar edhe pozitën e saj, me dashje dhe me vetëdije të plotë ka ndërmarrë veprime aktive dhe të përsëritura për ta ndihmuar veprimtarinë e një shërbimi informativ të huaj, konkretisht Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë. Sipas gjykatës, ajo e dinte qartë ku po i dërgonte këto informata, e po ashtu e dinte se ndalohej çdo informacion i dhënë një shteti tjetër, e për më tepër edhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme të misionit ku punonte dhe në kundërshtim edhe me legjislacionin penal.
ebenfalls
Eine Person wurde im Zusammenhang mit dem Tod eines KEK-Mitarbeiters festgenommen.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jelena Gjukanoviqin.
Gjykata, si rrethanë rënduese për të pandehurën ka vlerësuar shkallën e përgjegjësisë penale, që ka vërtetuar se e pandehura ishte e përgjegjshme dhe përgjegjëse për këtë vepër penale, e aftë për t’i kuptuar sjelljet dhe veprimet e saj. Këtë e ka arsyetuar gjykata, duke rikujtuar se ajo mbante pozitë zyrtare dhe kishte gjithë përgatitjet profesionale dhe përgjegjësitë për t’u sjellë në përputhje me mbrojtjen e interesave të institucionit ku punon, çka në rastin konkret “nuk i ka mbrojtur këto interesa”. Rrethanë tjetër rënduese është vlerësuar edhe rrethanat në të cilat është kryer vepra, meqë këtë vepër e ka kryer në vazhdimësi, pra jo vetëm njëherë, që sipas trupit gjykues, tregon qëllimin e saj që të kryej veprën penale, dhe të mos kujdeset për detyrat dhe përgjegjësit e caktuara sipas pozitës si dhe Kodit Penal të Kosovës.
Ndërkaq, si rrethana lehtësuese, Gjykata ka vlerësuar se kjo është hera e parë, pasi nga shkresat e lëndës nuk rezulton se ka kryer ndonjë vepër tjetër penale, pastaj rrethanat personale dhe ambientin shoqëror, duke e ditur që ka jetuar në pjesën veriore, pjesë e banuar me shumicë serbe, për çka, sipas gjykatës, shumë më lehtë ka mundur të bie nën ndikimin e rrethit shoqëror.
Themelorja ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar në rastin konkret është i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarës, shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe me intensitetin e rrezikimit apo dëmit që i është shkaktuar vlerës së mbrojtur nga kryerja e kësaj vepre penale.
Po ashtu, sipas Gjykatës një dënim i tillë do të ndikojë në parandalimin e të akuzuarës nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe në rehabilitimin e saj, në parandalimin e personave tjerë nga kryerja e veprave penale, si dhe në shprehjen e gjykimit shoqëror në raport me veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në shoqëri, duke ndikuar në këtë mënyrë në përmbushjen e qëllimit të dënimit, të paraparë në nenin 38 të Kodit Penal.
Në maj të këtij viti, KOHA ka raportuar se si punonjësja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, në cilësinë e zyrtares së programit kombëtar, në kuadër të Misionit të OSBE-së, ishte vizituar sa ishte në paraburgim nga zyrtarë të OSBE-së, e arsye e vizitës ka qenë dërgimi i kontratës së punës për ta nënshkruar.
Misioni i OSBE-së në Kosovë, në një përgjigje për KOHËN nuk e pati mohuar se kjo ka ndodhur, por as nuk e ka konfirmuar. Ka thënë se nuk i komenton punësimet individuale.
„Wie bereits erwähnt und gemäß den Richtlinien der Organisation äußert sich die OSZE-Mission im Kosovo nicht öffentlich zu einzelnen Beschäftigungsfällen oder konkreten Verwaltungsmaßnahmen, die Mitarbeiter betreffen. Alle Angelegenheiten im Zusammenhang mit der Beschäftigung, einschließlich Einstellung, Vertragsvereinbarungen und jeglicher Verwaltungsverfahren, werden in strikter Übereinstimmung mit der Personalordnung der OSZE sowie den internen Verfahren durchgeführt“, erklärte die OSZE-Mission im Kosovo in einer Stellungnahme.
Si punonjëse e misionit të OSBE-së në Kosovë, Gjukanoviq, u prezantua edhe para trupit gjykues, në seancën e shqyrtimit fillestar, në shtator të vitit të kaluar, gati 7 muaj pasi u arrestua. Ajo u pyet nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, nëse punonte diku dhe e konfirmoi se është e punësuar në OSBE.
“Ende jam e punësuar në OSBE”, pati thënë Gjukanoviq.
Misioni i OSBE-së pati treguar nëse i është shkëputur kontrata e punës, pas 27 prillit kur ajo u shpall fajtore për veprën penale të spiunazhit dhe u dënua me 6 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
ebenfalls
Hyseni: Eine Entscheidung des Verfassungsgerichts ist erforderlich, um die Situation mit der Nationalversammlung zu klären.
Sipas burimeve të KOHËS, ajo ishte vizituar në qendrën e paraburgimit disa herë nga zyrtarë të misionit të OSBE-së. Në Shërbimin korrektues patën thënë se në atë qendër vizitat lejohen vetëm me autorizim nga gjykata.
Jelena Djukanovic wurde am 28. Februar 2025 verhaftet.