Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Gjini: Kurti führt Kosovo in Richtung Wahlen, warten wir es ab.

Ardian GJini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën politike dhe institucionale në vend, duke e akuzuar për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, raporton KosovaPress.
Gjini pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës tha se Kosova ndodhet në një periudhë të vështirë, të cilën e cilësoi si “epokën e mashtrimit më të madh të popullit”.

Kreu i Aleancës akuzoi pushtetin se po ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre.

“Kosova sot po jeton në epokën e mashtrimit më të madh të popullit të vet në historinë e saj qindra vjeçare. Është epokë e mashtrimit kolosal, qoftë sa i përket ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, marrëdhënieve me jashtë, setupit institucional, respektimit të Kushtetutës. Kosova sot është në gjendje që nuk ka asnjë mundësi me dalë pa trauma”, tha ai.

Ai ritheksoi se deputetët e Aleancës nuk përfshihen në zgjedhjen e presidentit pa u zbatuar gjashtë kërkesat e tyre, përfshirë gazin amerikan.

“Ne nuk ekzistojmë për me mbulua zbrazëtira që i krijojnë të tjerët. Aleanca nuk ekziston për atë arsye. Ne jemi për të mbuluar hapësira për Kosovën...Ne nuk po mundemi me kuptu assesi qysh mundet dikush me lyp me qeverisë me Kosovën edhe 4 vjet dhe me thanë nuk dua me marrë gazin amerikan, kapacitete të reja energjetike, uljen e pragut të TVSH-së… Këta janë bërë bashkë me shkuar në zgjedhje, po e manipulojnë popullin, mediat dhe krejt Kosovën. Këta kanë vendos me shkua në zgjedhje më 27 dhjetor dhe po shohin mënyrat. Pritni dhe shihni”, tha ai.

ebenfalls Versammlung im Dunkeln Arberi Versammlung im Dunkeln

Kreu i Aleancës foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku pritet vendimi më 16 shtator.

Ai konfirmoi se do të flasë në marshin e 12 shtatorit, derisa shtoi se pret që Hashim Thaçi dhe të tjerët të lirohen nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale.

Ai paralajmëroi se një vendim eventual fajësues ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të ketë pasoja për Kosovën.

Duke folur për “Dosjen Sheholli”, Gjini ngriti pretendime të rënda për infiltrimin e strukturave të shërbimeve serbe në Kosovë.

ebenfalls Mira Kazhani überlebt Brustkrebs: Ein weiterer Tag, um zu leben und ein zweites Leben zu entdecken Arberi Mira Kazhani überlebt Brustkrebs: Ein weiterer Tag, um zu leben und ein zweites Leben zu entdecken

Ai tha se publikimi i identitetit të një agjenti mund të shërbejë si paralajmërim për persona të tjerë që bashkëpunojnë me një shërbim sekret.

“Kur një shërbim sekret e dekonspiron agjentin e vet. Çfarë rrethanash? Mendoni, ju lutem, e unë po ju tregoj kur. Në rrethana normale, kurrë. Ekziston një rrethanë që dekonspirohet spiuni armik. Ajo është me iu thanë krejt spiunëve të tjerë me bo: mos me dëgjua, iu del emri edhe juve... Kjo ka qenë kërcënimi hapur për krejt spiunët e Kosovës...Kosova është e infiltruar edhe në instanca të larta të shtetit. Kryeministri dhe presidentja dalin në fotografi me spiun të Serbisë. E keni pa fotografinë dhe po ju them, nëse kanë zënë një, ka edhe shumë të tjerë”, tha Gjini.