---
description: Gazetarja Blerta Dalloshi – Berisha ka paraqitur ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, i cili e ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin
title: Gazetarja Dalloshi paraqet ankesë kundër vendimit mbi rastin ndaj mbrojtjes së afërt të Kurtit
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/02/928295b3-f510-4d73-bd8c-5f964d2630a2.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Gazetarja Dalloshi paraqet ankesë kundër vendimit mbi rastin ndaj mbrojtjes së afërt të Kurtit

![Gazetarja Dalloshi](https://resources.koha.net/images/2024/August/02/928295b3-f510-4d73-bd8c-5f964d2630a2.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 2 gusht 2024 14:37
- Shpërndaje në:

- Nga: [Donisa Fazliu](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles) [![Donisa Fazliu](https://resources.koha.net/authors/2025/October/14/9ccd27b0-a474-4349-8895-4a43886af9fe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles)
- 2 gusht 2024 14:37
- Shpërndaje në:

Gazetarja Blerta Dalloshi – Berisha ka paraqitur ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, i cili e ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin ndaj saj nga mbrojtja e afërt e kryeministrit, Albin Kurti.

Ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e zhgënjyer ishte shprehur edhe juristja e medias, Flutura Kusari. Ajo ka thënë se aktvendimi është në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Evropës, si dhe anues kah i dyshuari dhe jo nga mbrojtja e viktimës dhe drejtësisë.

“Prokurori nuk e përmend faktin që sulmi ka edhe bazë gjinore (shih vepren penale të lëndimit të lehtë), nuk merr parasysh fare situatën e lirisë së medias në rënie rapide në Kosovë, rrezikun që po ju kanoset gazetarëve çdo ditë, efekti frenues që ai sulm ka tek gazetarët tjerët dhe rreziku i krijimit të precedentëve ku politikanët mund të përdorin truprojet e tyre për t'i sulmu fizikisht gazetarët. Përgjithësisht aktvendimi është shkruar në një frymë anti-media”, ka shkruar Kusari një ditë më parë.

Rasti pati ndodhur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe pamje nga incidenti ishin publikuar atë kohë. Në to shihej pengimi i gazetares nga mbrojtja e afërt e Kurtit, Bardhyl Rrustemi.

Dalloshi – Berisha ishte shtyrë nga dora pasi po përpiqej ta bënte një pyetje për kryeministrin.

[Edhe ![AGK-ja kërkon nga Policia ta hetojë sjelljen e mbrojtjes së afërt të Kurtit ndaj gazetares Dalloshi](https://resources.koha.net/images/2023/December/28/blerta-dalloshi1703780036.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 dhj 2023 AGK-ja kërkon nga Policia ta hetojë sjelljen e mbrojtjes së afërt të Kurtit ndaj gazetares Dalloshi](https://www.koha.net/arberi/agk-ja-kerkon-nga-policia-ta-hetoje-sjelljen-e-mbrojtjes-se-afert-te-kurtit-ndaj-gazetares-dalloshi)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e pati quajtur të papranueshëm një veprim të tillë dhe pati deklaruar se kjo sjellje ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin mediat në Kosovë.

AGK-ja pati kërkuar hetim të Rrustemit dhe nga kryeministri Kurti që ta dënonte si akt.

[#agk](https://www.koha.net/tag/agk) [#prokuroria themelore](https://www.koha.net/tag/prokuroria-themelore)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dalloshi: Rreth 60 kërcënime e sulme ndaj gazetarëve u raportuan vitin e kaluar në AGK](https://resources.koha.net/images/2025/February/01/af89dc25-d30a-48a2-b465-d6d4edcff6c6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 1 shk 2025 Dalloshi: Rreth 60 kërcënime e sulme ndaj gazetarëve u raportuan vitin e kaluar në AGK](https://www.koha.net/tempus-ktv/dalloshi-rreth-60-kercenime-e-sulme-ndaj-gazetareve-u-raportuan-vitin-e-kaluar-ne-agk)
- [![Gutierrez: Kurti nuk e njeh klimën armiqësore ndaj gazetarëve, e justifikon atë](https://resources.koha.net/images/2026/March/25/c6d96b7d-cab1-4c9d-95c8-4d601053e078.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 mar 2026 Gutierrez: Kurti nuk e njeh klimën armiqësore ndaj gazetarëve, e justifikon atë](https://www.koha.net/arberi/gutierrez-kurti-nuk-e-njeh-klimen-armiqesore-ndaj-gazetareve-e-justifikon-ate)
- [![Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri](https://resources.koha.net/images/2026/January/16/e123e5cd-769b-4026-8559-2ded5f8ac7b0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 jan 2026 Zv.kryeprokurori i Prokurorisë Speciale: Precedent i rrezikshëm nëse Kurti intervistohet në Qeveri](https://www.koha.net/arberi/zevendeskryeprokurori-i-prokurorise-speciale-precedent-i-rrezikshem-nese-kurti-intervistohet-ne-qeveri)
- [![BE-ja dënon sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve](https://resources.koha.net/images/2025/December/04/8d755656-3cf9-48c9-95be-f4802076600b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 dhj 2025 BE-ja dënon sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve](https://www.koha.net/arberi/be-ja-denon-sulmin-e-kurteshit-ndaj-gazetareve)

[Showbiz.]() [“The Greatest”: Muhammad Ali, nga legjenda e boksit tek ikona e drejtësisë](https://www.koha.net/showbiz/the-greatest-muhammad-ali-nga-legjenda-e-boksit-tek-ikona-e-drejtesise)

[Rajon.]() [Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska](https://www.koha.net/rajon/biznesmeni-i-denuar-ne-shba-per-raketat-e-korese-se-veriut-zoteron-kompani-armesh-ne-republiken-serpska)

[Futboll.]() [Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-nga-reali-barca-shperthen-ndaj-alavesit)

[Futboll.]() [“Derby della Madonnina” i takon Milanit](https://www.koha.net/futboll/derby-della-madonnina-i-takon-milanit)

[Futboll.]() [Autogol nga Hajrizi, gol nga Nivokazi](https://www.koha.net/futboll/autogol-nga-hajrizi-gol-nga-nivokazi)

[Kronikë.]() [Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri](https://www.koha.net/kronike/informacionet-e-qytetareve-cojne-ne-sekuestrimin-e-armeve-ne-veri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gazetarja Dalloshi paraqet ankesë kundër vendimit mbi rastin ndaj mbrojtjes së afërt të Kurtit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/gazetarja-dalloshi-paraqet-ankese-kunder-vendimit-mbi-rastin-ndaj-mbrojtjes-se-afert-te-kurtit","datePublished":"2024-08-02T14:37:49+02:00","dateModified":"2026-07-10T05:05:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":301,"author":[{"@type":"Person","name":"Donisa Fazliu","url":"https://www.koha.net/autori/donisa-fazliu/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gazetarja Blerta Dalloshi – Berisha ka paraqitur ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, i cili e ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin","url":"https://www.koha.net/arberi/gazetarja-dalloshi-paraqet-ankese-kunder-vendimit-mbi-rastin-ndaj-mbrojtjes-se-afert-te-kurtit","keywords":"agk, prokuroria themelore","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/02/928295b3-f510-4d73-bd8c-5f964d2630a2.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
