---
description: Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se nëpërmjet ndalimit të ish-zyrtarit policor, Arbnor Spahiu, autoritetet serbe po tentojnë të b
title: "Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës"
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/09/f133e35f-3a55-47c0-8831-4f1e1a7fbc1b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës

![Bejtush Gashi](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/f133e35f-3a55-47c0-8831-4f1e1a7fbc1b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 qershor 2025 23:22
- Shpërndaje në:

- 9 qershor 2025 23:22
- Shpërndaje në:

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se nëpërmjet ndalimit të ish-zyrtarit policor, Arbnor Spahiu, autoritetet serbe po tentojnë të bëjnë presion ndaj pjesëmarrësve në operacionin e Banjskës.

Gashi ka deklaruar të hënën në “Interaktiv” të KTV-së se po synohet që inteligjenca serbe t’i targetojë zyrtarët që kishin reaguar në sulmin në Banjskë, derisa tha se ekziston rreziku që të targetohen edhe zyrtarët policorë nga minoriteti serb, që janë të angazhuar në institucionet e Kosovës.

“Fitohet përshtypja, s’kam informacion të saktë se përmes ndalimit të këtij zyrtari, mund të bëjë presion edhe te të gjithë ata që kanë qenë në atë operacion, të jenë të rrezikuar e të targetuar nga inteligjenca serbe, për t’u ndaluar dhe marrë masa ndaj tyre”, ka deklaruar Gashi.

Sipas ish-ministrit, shteti serb mund t’iu bëjë presion edhe zyrtarëve policorë nga minoriteti serb për familjet e tyre që jetojnë në Serbi.

“Efekti sidomos targetohet te zyrtarët policorë të minoritetet serb, të punësuar në institucione që mund të jenë në vazhdimësi target i ndalesave dhe i presioneve, që mund t’iu bëhen, që kanë edhe familjet e tyre dhe mund t’i vizitojnë familjet e tyre në Serbi...Mund të merret presion ndaj dëshmitarëve të atij operacioni, për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në deklarimet që mund të jepen nga pjesëmarrësit në operacion”, ka shtuar ai.

Sipas Gashit, reagimi i institucioneve të Kosovës për ndalimin e ish-zyrtarit policor ishte i ngathtë, derisa tha se Serbisë duhet t’i bëhet presion nëpërmjet ndërkombëtarëve.

[Edhe ![Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/15e0def9-37c0-4068-affd-9a9221ec34c4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 kor 2026 Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës](https://www.koha.net/arberi/gashi-kerkesa-per-terheqjen-e-doreheqjeve-e-motivuar-nga-serbia-per-presion-ndaj-kosoves)

“Duhet t’i bëhet presion Serbisë që të mos përdorë incidente për të krijuar tema që tensionojnë raporte...Ajo i përdor skenar të tillë për të destabilizuar funksionimin e shtetit në tërë Kosovën. Këta i përdor për dy arsye: që të destabilizojë në rrafshin e brendshëm dhe në aspektin ndërkombëtar, të pengojë Kosovën që të jetë integruese në institucione ndërkombëtare. Kosova ka qenë e ngathët dhe s’ka reaguar”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur t’i ftojë përfaqësuesit e shteteve perëndimore “për t’iu bërë presion, e përmes tyre Serbisë që të respektojë marrëveshje”.

[#Bejtush Gashi](https://www.koha.net/tag/bejtush-gashi) [#banjska](https://www.koha.net/tag/banjska) [#Serbia](https://www.koha.net/tag/serbia) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#sulm terrorist](https://www.koha.net/tag/sulm-terrorist) [#interaktiv](https://www.koha.net/tag/interaktiv)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/56025e9d-af5c-41a4-b588-eb8c414af04e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 20 maj 2026 Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-kurre-ska-pasur-me-shume-kercenime-ndaj-serbeve-per-ta-votuar-listen-serbe)
- [![Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu](https://resources.koha.net/images/2025/September/29/ab2d2273-e3ec-4c75-9748-3e1c126fdcef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 dhj 2025 Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu](https://www.koha.net/arberi/serbia-pezullon-hetimet-kunder-ish-policit-kosovar-arbnor-spahiu)
- [![Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik](https://resources.koha.net/images/2022/January/02/mpjd31641119123.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 nën 2025 Kosova i kërkon Serbisë t’i japë fund praktikës së përdorimit të drejtësisë për presion politik](https://www.koha.net/arberi/kosova-i-kerkon-serbise-ti-jape-fund-praktikes-e-perdorimit-te-drejtesise-per-presion-politik)
- [![Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta](https://resources.koha.net/images/2025/November/21/9123ee5c-8ff5-4549-a784-cfdc4e6402f5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 nën 2025 Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta](https://www.koha.net/arberi/ish-polici-spahiu-akuzat-e-serbise-ndaj-meje-plotesisht-politike-dhe-te-padrejta)

[Arbëri.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/arberi/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik)

[Botë.]() [Vdiq i dyshuari për sulmin në Krakov](https://www.koha.net/bote/vdiq-i-dyshuari-per-sulmin-ne-krakov)

[Botë.]() [Luanët po helmohen për hakmarrje, luftëtarët Maasai përpiqen t’u japin fund vrasjeve](https://www.koha.net/bote/luanet-po-helmohen-per-hakmarrje-luftetaret-maasai-perpiqen-tu-japin-fund-vrasjeve)

[Arbëri.]() [Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit](https://www.koha.net/arberi/sot-nderpritet-qarkullimi-i-trenave-ne-kosove-shkak-greva-e-punetoreve-te-infrakosit)

[Arbëri.]() [Mblidhet Kryesia, do të caktojë interpelancën e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer](https://www.koha.net/arberi/mblidhet-kryesia-do-te-caktoje-interpelancen-e-vitise-per-vdekjen-e-pacientes-me-kancer)

[Kronikë.]() [Ndezi mbeturina pranë pyllit në Ferizaj, gjobitet me 500 euro](https://www.koha.net/kronike/ndezi-mbeturina-prane-pyllit-ne-ferizaj-gjobitet-me-500-euro)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/gashi-per-ndalimin-e-spahiut-serbia-po-synon-te-ushtroje-presion-per-rastin-e-banjskes","datePublished":"2025-06-09T23:22:05+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":417,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se nëpërmjet ndalimit të ish-zyrtarit policor, Arbnor Spahiu, autoritetet serbe po tentojnë të b","url":"https://www.koha.net/arberi/gashi-per-ndalimin-e-spahiut-serbia-po-synon-te-ushtroje-presion-per-rastin-e-banjskes","keywords":"Bejtush Gashi, banjska, Serbia, kosova, lufta, sulm terrorist, interaktiv","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/09/f133e35f-3a55-47c0-8831-4f1e1a7fbc1b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
