Për 27 vjet, Habib Mëziu ka pritur një përgjigje për fatin e dhjetë familjarëve të zhdukur gjatë luftës. Gjetja e mbetjeve mortore të vëllait të tij në një nga varrezat në Zubin-Potok, i dha vetëm një pjesë të përgjigjes. Dy vëllezërit e tjerë dhe shtatë kushërinjtë vazhdojnë të mbeten të zhdukur. Tash pret rezultatet e analizave të ADN-së, me shpresën që t’i varrosë të gjithë familjarët bashkë me intelektualët e tjerë të grupit
Pritjen prej 27 vjetësh për gjetjen e dhjetë familjarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Habib Mëziu nga Marina e Skenderajt e ka lehtësuar pjesërisht.
Njëri prej 23 trupave, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në tri varreza masive në Zubin-Potok, është konfirmuar se i përket vëllait të tij, Salih Mëziu.
Por për të, lufta nuk ka marrë fund.
Sepse ende pret të gjenden edhe trupat e dy vëllezërve të tjerë dhe shtatë kushërinjve të tij, për të cilët që nga 19 prilli i vitit 1999 nuk ka pasur asnjë informacion.
Gjatë luftës Habibi nuk ndodhej në Kosovë. Ai pati mbajtur vazhdimisht kontakt me vëllezërit dhe familjarët e tjerë, deri në ditën kur ata u zhdukën.
“Nga Terdeci i Drenasit kanë kaluar në Abrinë e Drenasit. Tanaj në Arbrinë e Skenderajt dhe kështu kanë zbritë edhe në Ticë edhe në Llaushë te dajtë e mi e kanë pas edhe takimin e fundit ku kanë marrë udhëzime nga daja, i ndjerë tani, që ai u ka ofru atyre strehim dhe u ka thënë se ‘operoni këtu nëpër male kudo, por në mbrëmje ejani këtu’ dhe u ka thënë se ‘vendet që ju nuk i njihni për juve janë të rrezikshme’. Ata kanë vazhdu prej Llaushe kanë shku në Brabanicë dhe prej aty janë taku të gjithë me intelektualët e Mitrovicës edhe kanë shku në drejtim të Radishevës. Aty pastaj janë pa për herë të fundit”, ka rrëfyer Habib Mëziu.
Familja Mëziu nuk e di se çfarë kanë përjetuar ata para se të vriteshin.
“Na e kemi ditë që kanë përfundu aty e ndjenjat e para janë ato që… një dhimbje e jashtëzakonshme se ne sot e asaj dite nuk e dimë çka kanë përjetu, na e dimë që janë pushkatu por nuk e dimë se si i kanë pushkatu, se si i kanë torturu, se çka kanë bo me ata njerëz, ne nuk e dimë”, ka thënë ai.
Dhjetë të zhdukurit nuk janë të vetmet viktima të luftës në familjen Mëziu.
Habibi ka rrëfyer edhe për të afërm të tjerë të vrarë, mes tyre pleq e persona të pambrojtur.
“Axha im ka qenë mbi 90 vjeç, është vra brenda dy metrave, e ka pa pistoletën që ia kanë drejtu. Baba im ka qenë afër të 80-tave, axha tjetër 88 vjeç, axha ma i vogël ka qenë diku 70 vjeç. Tanë janë pushkatu qetu. Një grua e axhës, qatje e kemi pas një grumbull plehu, ja kanë dhanë një plumb në krye edhe e kanë lanë në pleh, sot e asaj dite nuk dihet ajo ku është. Një dajë të axhës që ai ka qenë edhe hendikep e kanë mbyt me shkelma. A pushkatohet një plak 90 vjeç?” ka shtuar Habib Mëziu.
Lajmi për gjetjen e mbetjeve mortore të vëllait, Habib Mëziun e ka kthyer 27 vjet pas.
Bashkë me të, janë kthyer edhe kujtimet e një pritjeje të gjatë, për të cilën ka thënë se nuk ka qenë e lehtë.
“Për neve ka qenë një humbje kolosale, një humbje e pariparueshme po megjithatë na jemi mundu me bo ma të mirët të mundshme. Vëllezërit e mi kanë lënë 8 fëmijë mbrapa të gjithë kanë qenë të mitur. Unë i kam pasur edhe 7 e i vetmi burim financiar kam qenë unë. Na nuk kemi pas përkrahje, as nuk na ka vizitu kush. Dhimbjet tona kanë qenë vetëm tonat nuk është mundu askush, qoftë edhe nga niveli qendror apo komunal që me ardhë edhe me thanë bile qa i keni punët”, ka thënë ai.
Habib Mëziu ka thënë se shpreson që mbetjet mortore të nëntë familjarëve të tjerë janë në mesin e atyre të gjetura në Kalludër. Tash pret rezultatet e analizave të ADN-së, me shpresën që t’i varrosë të gjithë familjarët bashkë me intelektualët e tjerë të grupit, në një lokacion.
Javën e shkuar analizat e ADN-së patën konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin personave nga grupi i njohur si “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që kanë figuruar të zhdukur deri tash.
Es sind die Intellektuellen Idriz Rreci, Adem Beqiri und Salih Mëziu.
Rreci war Aktivist und einer der Gründer des Ortsverbands der Demokratischen Liga des Kosovo in Skenderaj. Während des Krieges war er auch in der Kosovo-Befreiungsarmee als Berater von Jetullah Geci, dem Kommandeur der 112. Brigade „Arben Haliti“, tätig. Beqiri war ebenfalls Aktivist der LDK, während Mëziu als Lehrer arbeitete.
Gërmimet në Kalludër dhe Jabukë patën nisur më 27 korrik dhe përfunduan më 21 gusht. Për katër javë, në këto lokacione u gjetën mbetje mortore të 23 personave, që dyshohet se i përkasin “Grupit të Intelektualëve” që ishin rrëmbyer nga forcat e Serbisë.
Die Sonderstaatsanwaltschaft des Kosovo ermittelt in diesem Fall gegen vier Personen. JR, MJ, RK und MB stehen im Verdacht, Kriegsverbrechen gegen die Zivilbevölkerung begangen zu haben. Alle vier befinden sich in Untersuchungshaft. Einer der Festgenommenen soll laut Behördenangaben während des Krieges aktives Mitglied der jugoslawischen Armee gewesen sein.
Laut der vom Institut für Kriegsverbrechen im Kosovo veröffentlichten Liste gelten 1574 Menschen weiterhin als vermisst. Die Gesamtzahl der Kriegsopfer auf dieser Liste beträgt 13.271.