Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die Familie von Salih Mëziu: Identifizierung der sterblichen Überreste – eine schmerzhafte, aber lang erwartete Antwort

GRAB - MASSIV - Zubin - Potok

Foto: Lage des Massengrabes in Kalludër e Vogël

Foto: Associated Press

Familja e Salih Mëziut, mbetjet mortore të të cilit u konfirmua se janë gjetur në Zubin-Potok 27 vjet pas zhdukjes, e ka cilësuar identifikimin si përgjigje të dhimbshme, por të shumëpritur.

Gjatë ditës u bë e ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin-Potokut u përkasin personave nga grupi i njohur si “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që kanë figuruar të zhdukur deri tash. Ata janë intelektualët Idriz Rreci, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu.

Djali i Salih Mëziut, Tomori, në një shkrim në Facebook ka thënë se për familjen zemrat mbesin të thyera, në pritje të identifikimit edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes.

“Të nderuar familjarë e miq, Ju njoftojmë se njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu, nga Marina e Skenderajt, të zhdukur në kuadër të “Grupit të Intelektualëve”, është identifikuar. Ai është baba Salih Mëziu. Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur. Për kaq gjatë kemi jetuar me ankthin, shpresën dhe dhimbjen e pritjes, duke mos ditur se ku prehej i baba ynë. Sot, edhe pse kemi marrë një përgjigje, zemrat tona mbeten të thyera. Ne vazhdojmë të presim identifikimin edhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes sonë, me shpresën që, pas kaq shumë vitesh, të mund të organizojmë ceremoninë e varrimit dhe t’u japim lamtumirën e fundit, me nderimin që meritojnë. Jemi në koordinim me institucionet kompetente dhe lutemi që sa më shpejt të kemi lajme edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes sonë”, ka shkruar ai.

Lesen Sie andere Updates
Clown

Die sterblichen Überreste des Trios der „Gruppe der Intellektuellen“ wurden bestätigt.

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tri nga mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë...