Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë vlerësuar përgjithësisht si të lira, konkurruese dhe të drejta, ndërsa administrimi i procesit është cilësuar kryesisht profesional. Megjithatë, vëzhguesit kanë evidentuar disa sfida, përfshirë qasjen në vendvotime, kushtet për personat me aftësi të kufizuara, zbatimin e njëtrajtshëm të procedurave dhe keqinformimin në mjedisin digjital.
Këto vlerësime u prezantuan të enjten në konferencën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor: Gjetjet dhe Rekomandimet nga Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2026”, të organizuar nga koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV).
Zëvendësambasadori i Zvicrës, Christoph Fuchs, tha se zgjedhjet janë zhvilluar në një mjedis të qetë, konkurrues dhe paqësor. Ai vlerësoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), por theksoi edhe disa çështje që, sipas tij, duhet të adresohen.
“Zgjedhjet e fundit janë zhvilluar në një mjedis të qetë, konkurrues dhe paqësor. KQZ-ja ka administruar shumicën e rasteve në mënyrë profesionale, ndërsa edhe PZAP-i ka treguar profesionalizëm. Këto janë arritje të rëndësishme”, tha Fuchs, transmeton KosovaPress.
Ai përmendi vështirësitë në gjetjen e vendvotimeve, mungesën e qasjes së përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, zbatimin jo gjithmonë konsistent të procedurave dhe sfidat në mjedisin digjital informativ.
ebenfalls
Wahlkampf mit 100 Euro Vorwahlbudget
Sipas Fuchs, këto çështje nuk janë vetëm teknike, pasi ndikojnë edhe në besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Qytetarët duhet të besojnë se ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe se vota e tyre është e mbrojtur dhe e fshehtë”, deklaroi ai.
Fuchs theksoi gjithashtu se zgjedhjet nuk mund të zëvendësojnë institucionet funksionale dhe u bëri thirrje akterëve politikë që, edhe kur nuk pajtohen, të mos pengojnë funksionalizimin e institucioneve.
“Zgjedhjet nuk i zëvendësojnë institucionet funksionale. Akterët politikë duhet të jenë në gjendje të mos pajtohen, pa lejuar që kjo ta parandalojë funksionalizimin institucional. Dalja e ulët në votime e ka theksuar nevojën për institucione efektive”, tha ai.
Ndërkaq, Eugen Cakolli nga IKD tha se zgjedhjet e 7 qershorit, në aspektin teknik, kanë qenë dukshëm më të mira se proceset paraprake. Megjithatë, ai vlerësoi se në aspektin politik, zgjedhjet janë dëshmi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve si pasojë e krizave që nuk po zgjidhen përmes proceseve zgjedhore.
ebenfalls
DnV: Die Nichtzertifizierung der Kandidaten der serbischen Liste ist besorgniserregend, sie haben die rechtlichen Überprüfungen bestanden.
“Zgjedhjet e 7 qershorit janë zhvilluar përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta. Administrimi i procesit ishte në përgjithësi profesional dhe DnV-ja nuk ka evidentuar probleme që do ta cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, tha Cakolli.
Ai shtoi se KQZ-ja e ka administruar procesin në pjesën më të madhe në mënyrë profesionale, duke e vlerësuar këtë si një përmirësim krahasuar me proceset e mëparshme.
“Teknikisht, këto zgjedhje ishin dukshëm më të mira se ato që lamë pas, por politikisht këto zgjedhje janë dëshmi se vendi po hyn në zgjedhje për shkak të krizave që nuk zgjidhen përmes zgjedhjeve”, tha Cakolli.
Sa i përket votimit jashtë vendit, ai tha se ky proces ka qenë më pak i politizuar dhe më i rregullt, por se ende mbetet një çështje që kërkon trajtim institucional.
Në veçanti, Cakolli përmendi rastet e publikimeve në rrjetet sociale, ku pretendohet se grupe të organizuara votuesish kanë plotësuar një numër të madh të fletëvotimeve.
ebenfalls
Bedenken hinsichtlich der Nichtzertifizierung von Kandidaten der serbischen Liste für das Parlament geäußert
Sipas tij, këto raste duhet të trajtohen nga institucionet e hetuesisë, në mënyrë që të sqarohet nëse ka pasur shkelje dhe të garantohet integriteti i procesit të votimit jashtë vendit.
Në konferencë u theksua edhe rëndësia e vëzhgimit të zgjedhjeve në rritjen e llogaridhënies, integritetit të procesit dhe besimit të qytetarëve në institucionet demokratike.