Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fahrush Rexhepi është kthyer dhunshëm brenda hapësirës së Kuvendit të Kosovës nga protestuesit pasi i njëjti po largohej nga ky institucion.
Në një moment protestuesit e kanë kapur fizikisht dhe e kanë hedhur përtej rrethojave të Policisë së Kosovës.
As ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk është lejuar prej protestuesve që të largohet nga Qeveria e Kosovës. Ai është kthyer me përcjelljen e Policisë së Kosovës pasi u kap për krahu nga disa protestues.
Edhe Bislimi edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës u sulmuan me ujë më pastaj nga protestuesit.