Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Oppositionsabgeordnete werfen Kurti vor, die Kontrolle über jede Institution anzustreben.

pdk - aak

Kërkesë për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive kanë bërë edhe të mërkurën deputetë të PDK-së e Aleancës. Ata e kanë kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po tenton të kontrollojë çdo institucion të rëndësishëm

Rezana Bozhlani

Deputetë të PDK-së e Aleancës edhe të mërkurën, për të 26-tën ditë me radhë, kanë vazhduar me protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Kurti nuk ka asnjë arsye të mos e ftojë seancën.

“Ju e keni parë dhe jeni dëshmitarë të deklarimeve të kryesuesit të seancës plenare z. Dehari, i cili kur diskutonte për thirrjen e seancës, kërkonte që të ketë një marrëveshje politike. Mbrëmë qartazi e pamë të gjithë, nuk ka marrëveshje politike dhe Albin Kurti nuk po e thërret seancën, prandaj edhe po e përsëritim thirrjen tonë që e bëjmë tash e sa kohë, Albin Kurti duhet ta ftojë seancën, të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja”, ka thënë ajo.

E sipas deputetit nga Aleanca, Burim Ramadani, protesta do të vazhdojë, pasi sipas tij, Kurti po tenton të udhëheqë me çdo institucion të rëndësishëm.

“Nuk është opsioni më i keq në botë, nëse ka zgjedhje opsioni më i keq në botë për ne, për Kosovën, është nëse një njeri sikurse që është Kurti është kryeministër edhe president edhe parlament edhe gjithçka. Pra jemi në një fazë kur Kosova tanimë është vendosur në duart e vetëm një njeriu dhe ne nuk e pranojmë këtë dhe nuk do ta pranojmë dhe besoj që qytetarët do t’i japin përgjigjen së shpejti”, ka thënë ai.

Që prej ndërprerjes së seancës konstituive më 8 gusht, kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet nga Vetëvendosje, nuk e ka thirrur vazhdimin e saj brenda afatit prej 48 orësh, siç përcakton Rregullorja e Kuvendit.

Që atëherë, çdo ditë, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës mblidhen para dyerve të Qeverisë e çdo dy ditë edhe mbajnë seanca të improvizuara.

Die verfassungsmäßige Frist für die Konstituierung der gesetzgebenden Körperschaft ist nun 26 Tage später abgelaufen.