Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Dabrafenib fehlt in der Onkologie; außerhalb des Kosovo kostet die Therapie bis zu 1.600 Euro.

Onkologische Klinik am KKUK

Një terapi që përdoret për trajtimin e disa llojeve të kancerit mungon prej javësh në Klinikën e Onkologjisë. Për pacientët, sigurimi i saj jashtë sistemit publik nënkupton shpenzime që arrijnë mbi 1 mijë euro, ndërsa SHSKUK-ja në listën zyrtare të stokut deklaron se ka 224 njësi të këtij bari

Edhe terapia Dabrafenib, që përdoret për trajtimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë disa raste të kancerit të lëkurës, mungon në Klinikën e Onkologjisë që nga 22 korriku.

Një paciente ka konfirmuar mungesën e saj e thotë se për ta siguruar atë, është detyruar të kërkojë ndihmë nga familjarët në Gjermani.

“Datën e saktë nuk e di që sa kohë mungon, po disa javë janë bërë, ndoshta gati një muaj. Kjo terapi është shumë e rëndësishme për mua personalisht. Jam e detyruar ta marr. Më është dashur burrin ta dërgoj në Gjermani, te disa familjarë atje për ta gjetur. Në disa vende që ka këqyr në Gjermani, një vend 1.600 e një vend tjetër 1.500. Para e madhe është kjo”, ka thënë një paciente.

Familjari i një pacienti që trajtohet me këtë terapi thotë se nuk ka mundësi financiare për ta blerë atë. 

“Unë disa vende kam kërkuar këtej, pra duke i pyetur pacientët e tjerë që janë me këtë terapi, se a mundem ta gjej këtu diku më lirë, po më kanë thanë që këtu nuk po e dimë. Nuk di as çfarë të bëj. Gjendjen po e shoh që nuk e ka mirë”, ka treguar ai. 

ebenfalls Bei Fehlen von Arzneimitteln aus der Liste der wesentlichen Arzneimittel ist der Staat verpflichtet, den Patienten die Kosten zu erstatten. Arberi Bei Fehlen von Arzneimitteln aus der Liste der wesentlichen Arzneimittel ist der Staat verpflichtet, den Patienten die Kosten zu erstatten.

Dabrafenib zakonisht merret dy herë në ditë, afërsisht çdo 12 orë, sipas udhëzimit të mjekut.
Tenderi për furnizimin me këtë produkt është hapur më 25 maj të këtij viti, ndërsa më 26 qershor SHSKUK-ja e ka anuluar atë, me arsyetimin se oferta e operatorit ekonomik ishte më e lartë se buxheti i paraparë. Që nga anulimi i këtij tenderi, më 26 qershor, SHSKUK-ja nuk e ka rihapur një procedurë të re për furnizimin me këtë terapi në Klinikën e Onkologjisë.  

E sipas njohësit të shëndetësisë, Bujar Vitija, fakti që një tender anulohet dhe për një periudhë të gjatë nuk shpallet procedurë e re për një terapi që u nevojitet pacientëve, përbën keqmenaxhim dhe për këtë duhen të merren masa.  

“Ligji i Prokurimit Publik, për çdo kontratë kornizë, e lejon tejkalimin e buxhetit deri në 30 për qind. Pra, është shumë e lehtë për SHSKUK-në të bëjë planifikim për furnizim me barna dhe të mos vijë në situata ku të tejkalohet buxheti. Prandaj, është e papranueshme që të arsyetohet se furnizimi për një produkt kaq të rëndësishëm nuk është bërë për shkak se është tejkaluar buxheti. Konsideroj se MSH-ja dhe Bordi i SHSKUK-së duhet të marrin masa që të mos i lënë pacientët të vetëm të luftojnë për këtë terapi dhe, aq më tepër, të mos lejojnë që këta pacientë të shpenzojnë mijëra euro nga xhepi i tyre për të blerë barna, të cilat nuk mund të sigurohen në tregun zyrtar, por vetëm në tregun e zi, ku nuk e kanë sigurinë dhe efikasitetin e duhur”, ka thënë ai. 

Për mungesën e barnave në Onkologji te hënën ka reaguar edhe ish-ministri e deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. 

ebenfalls Hoxha: Gegen Avni Dehari wird ein Strafverfahren eingeleitet. Arberi Hoxha: Gegen Avni Dehari wird ein Strafverfahren eingeleitet.

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre, edhe pse për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve. E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madh, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSH, e ish-vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Zemaj. 

KOHA i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë edhe SHSKUK-së për mungesën e kësaj terapie dhe pse në listën e stokut rezulton se ka terapi, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.