Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Çitaku: Um jegliche Unklarheiten im Sondergesetz auszuräumen, haben wir ihm weitere vier Wochen gegeben.

vlora citaku

Foto: Driton Pacharada

Ushtruesja e detyrës së kryetares të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se për ta hequr çdo mëdyshje për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, i kanë dhënë procesit katër javë kohë.  

Reagimi i Çitakut vjen pasi PDK-ja gjatë ditës së djeshme i kërkoi presidentes Justina Shiroka-Pula ta kthejë në Kuvend ndryshimet që u miratuan më 6 tetor në Ligjin për Specialen. 

Çitaku është zotuar se ky ligj do të rishqyrtohet brenda katër javësh dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. 

“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë!  Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se një gjë duhet të jetë e qartë, që PDK-ja nuk është tërhequr nga ligji.

“Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij - dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam. Për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura, si sponsorizues i dham procesit edhe katër javë kohë. Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë”.

Sipas saj, për PDK-në nuk ka temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji për të cilin thotë se janë plotësisht të bashkuar.

“Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur. Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Çitaku e mori detyrës e u.d. të kryetares së PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.