Sipas projeksionit të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe Ipsos-it, me 56 për qind të mostrës së përpunuar, “Koalicioni Shqiptar” ka fituar dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës ka marrë 0,8 për qind të votave në nivel të Serbisë. Si listë e pakicës kombëtare, ajo nuk ka nevojë të kalojë pragun prej 3 për qind dhe merr pjesë drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve.
Sipas renditjes në listë, dy mandatet u takojnë bartësit Shaip Kamberi (PVD) dhe Visar Mehmetit (APN).
Fituese e zgjedhjeve është Lista Studentore, me 52 për qind të votave dhe 139 mandate nga 250, që i jep shumicën absolute në Kuvend. Lista “Serbia e Bashkuar” e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 39,3 për qind dhe 104 mandate.
Nga listat e pakicave, në Kuvend hyjnë edhe hungarezët e Vojvodinës me tre mandate, si dhe SDA e Sanxhakut dhe SDP e Rasim Ljajiqit me nga një mandat.