Që kur filluan gërmimet në fund të korrikut në fshatin Kalludër e Vogël e Zubin Potokut, janë kthyer ndjenjat e përziera për familjen e Adem Ademit, një kirurg i njohur nga Mitrovica i cili u zhduk së bashku me 22 intelektualë të tjerë disa muaj para përfundimit të luftës, në vitin 1999.
Meqenëse gërmimet po bëhen në atë pjesë, duket se janë rritur shpresat e optimizmi që do të ketë një lajm për të, sepse ishte vendi ku Ademi bashkë me të tjerët u panë për herë të fundit.

Djali i tij, Erblin Ademi, që ishte nëntë vjeç në takimin e fundit me të atin, ka treguar për ankthin që e ka përcjellë përgjatë gati 30 vjetëve të pritjes. Ai ka thënë se mes tjerash, e drejtë njerëzore është që secili të ketë një varr ku mund të nderohet e kujtohet.
Drejtësi, është kërkesa tjetër.
“Gjithmonë, kur kemi dëgjuar për fillimin e gërmimeve, ka pasur një ndjenjë të përzier, një ndjenjë shprese dhe një ndjenjë dhimbjeje. Sado vite të kalojnë, ndjenja e dhimbjes do të ekzistojë gjithmonë për një familjar, veçanërisht për prindin. Por, në të njëjtën kohë, gjithmonë ka pasur edhe një ndjenjë shprese, një ndjenjë se më në fund e vërteta po zbulohet, se më në fund grupi prej 23 personash po gjendet dhe se, më në fund, ashtu si çdo qenie njerëzore që ka të drejtën njerëzore të ketë një varr ku mund të vizitohet, ku mund të nderohet dhe ku mund të kujtohet, fundi po afrohet”, ka thënë Ademi në një intervistë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Asocciated Press.
ebenfalls
Xhafer Shatri: Hier ist eine Liste der Dinge, die bisher nicht gesagt wurden
Rreth 1,600 persona ende konsiderohen të zhdukur nga konflikti dhe besohet se mund të jenë të shpërndarë në varreza masive të pashënuara.

E ndonëse optimist, Ademi është shprehur se edhe këtë po e bëjnë me kujdes dhe se dhimbja nuk mund të kalojë derisa drejtësia të ketë fjalën e saj për çdo të zhdukur.
“Po, kemi shpresë, dua të them se kemi shumë shpresë që më në fund, edhe pse drejtësia është vonuar. Kam thënë se dhimbja po zbutet, por ajo nuk do të kalojë derisa të kemi drejtësi përfundimtare, jo vetëm për këtë grup viktimash, por për të gjithë ata që kanë kryer krime dhe kanë marrë pjesë në këto krime të mëdha gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Ademi.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se më të vështirë këtë proces ka bërë qasja e Serbisë për të mos bashkëpunuar.
“Është e qartë se autoritetet (e Kosovës dhe Serbisë) nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë. Gjithashtu, ka informacione se ky dëshmitar, një serb etnik, i cili dha informacion për varrezën masive në Kalludër, është arrestuar disa ditë më parë në Serbi, nën dyshimin për spiunazh dhe për dhënien e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës. Ky është një shembull i drejtpërdrejtë se si autoritetet në Serbi po e trajtojnë këtë çështje, ka thënë Blakaj.

Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, numri i personave të zhdukur sot është më pak se 1,600.
Por, sipas tij për numrin 1,570 persona të pagjetur, janë pajtuar edhe Kosova e Serbia. Sa i përket përkatësisë etnike, rreth 1,200 ose më pak janë shqiptarë etnikë, ndërsa më shumë se 400 janë serbë etnikë dhe disa dhjetëra të tjerë janë nga komuniteti rom.
Gërmimet pranë fshatrave Kalludër i Epërm dhe Kalludër i Poshtëm, në komunën veriore të Zubin Potokut, nisën në fund të korrikut, pas zbulimit të mbetjeve njerëzore.
ebenfalls
Wie kam es, dass Kosovo in das Abenteuer des „Gebietsaustauschs“ einstieg?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se autoritetet besojnë se viktimat mund të jenë intelektualët e zhdukur, të cilët dyshohet se ishin kapur teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kosova për t’i shpëtuar grumbullimit nga forcat serbe.
Në maj të vitit 2023, Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje që përfshinte zotime nga të dyja palët për të sqaruar fatin e personave të zhdukur, por Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra-tjetrën për pengimin e bashkëpunimit.