Analisti politik Seb Bytyçi ka thënë se kriza institucionale në Kosovë po vazhdon për shkak të mungesës së pajtimit mes partive politike, jo vetëm për emrin e presidentit, por edhe për mënyrën se si duhet të arrihet te një marrëveshje konsensuale. Ai ka thënë se veçanërisht partitë opozitare po kanë qëndrime kundërthënëse.
Bytyçi ka deklaruar se partitë politike duhet fillimisht t’i qartësojnë qëndrimet e tyre, pasi, sipas tij, po japin deklarata kundërthënëse lidhur me situatën kushtetuese.
“Është vazhdimësi e krizës institucionale. Fatkeqësisht, partitë nuk u pajtuan as për mënyrën e negocimit se si do të arrihet tek emri i një presidenti konsensual. Ajo është arsyeja kryesore pse po kemi vonesa në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Bytyçi në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka theksuar se veçanërisht te partitë opozitare ka qëndrime kundërthënëse.
“Ka deklarata kundërthënëse sidomos nga opozita kur bëhet fjalë se a është gjendje kushtetuese. Ka kërkesa për thirrje të seancave, ndërkohë thonë se kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës e asnjëra parti nuk ka dërguar rast në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ai.
Sipas Bytyçit, nëse partitë vlerësojnë se ka shkelje kushtetuese, atëherë kjo çështje duhet të sqarohet përmes Gjykatës Kushtetuese.
ebenfalls
Tahiri: Kurtis Ziel ist es, am 27. Dezember Neuwahlen abzuhalten.
“Nëse kemi shkelje kushtetuese duhet të sqarohen përmes gjykatës dhe nuk do të kishte logjikë që të bëhej thirrje për seanca të reja apo të ketë bisedime të reja nëse ka shkelje të Kushtetutës. Sepse nëse ka shkelje të Kushtetutës, duhet të shkohet në zgjedhje”, është shprehur Bytyçi.
Ai ka thënë se LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë arritur pajtim as për një marrëveshje kornizë, përmes së cilës do të përcaktohej mënyra e dakordimit për presidentin.
“Duhet të ketë qëndrime parimore, e të mos ketë qëndrime kundërthënëse. Partitë duhet së pari me vetveten të qartësohen”, ka përfunduar Bytyçi.
-
Gjini: Kosova rezikon totale blokadën, po shpërfilet Kushtetuta
-
Neben 107 Morden werden 20 Serben auch der Plünderung und Vertreibung beschuldigt.
-
Das US-Außenministerium zur Aussage von Vučić über den Fluss Ibar: Die Normalisierung der Beziehungen zwischen Kosovo und Serbien ist notwendig
-
PDK: Morgen um 11:00 Uhr sind wir in der Versammlung. Dehari sollte die Fortsetzung der Sitzung beantragen.