Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

EU zum dritten Jahrestag von Banjska: Serbien muss unverzüglich handeln – Bedauern über mangelndes Handeln

Europäische Union

Bashkimi Evropian në trevjetorin e sulmit në Banjskë ka rikujtuar se ky ka qenë një kërcënim serioz i sigurisë në rajon dhe ka kërkuar nga Serbia që të veprojë menjëherë për të nxjerrë para drejtësisë kryesit e këtij sulmi.

Këtë, në përgjigje për Kohën, e ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke përsëritur se Serbia nuk i ka ndërmarrë akoma hapat e nevojshëm për të nxjerrë para drejtësisë ata që gjenden në territorin e saj. Po ashtu, ky zëdhënës ka thënë se kjo çështje ishte ngritur edhe në takimin që Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka pasur në New York me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Para tri vitesh, sulmi në Banjskë, më 24 shtator 2023, i kryer nga sulmues serbë të Kosovës, të armatosur, ndaj Policisë së Kosovës, kërcënoi seriozisht sigurinë në rajon. Ky sulm i tmerrshëm mori jetën e një polici dhe la dy të tjerë të plagosur. BE-ja në vazhdimësi ka kërkuar që përgjegjësit për këtë të japin llogari dhe shpreh keqardhje se deri më sot Serbia akoma nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndjekur ata që janë në Serbi me aktakuzat përkatëse”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së.

“Ne presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë përmes kanaleve të vendosura të asistencës së ndërsjellë. Çështja është në pritje për kohë të gjatë dhe duhet menjëherë të ndiqet nga Serbia. Përfaqësuesja e Lartë e ka ngritur këtë çështje edhe me Presidentin Vuçiq gjatë takimit të tyre në New York”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Lesen Sie andere Updates
Der Angriff in Banjska

Drei Jahre nach dem Terroranschlag in Banjska sind die meisten der Beschuldigten noch immer auf freiem Fuß.

Heute jährt sich zum dritten Mal der Terroranschlag in Banjska, bei dem...