Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Die EU begrüßt die Wahl in Shiroka-Pula: Kosovo steht vor wichtigen Aufgaben.

Europäische Union - EU-Flagge

Foto: Driton Pacharada

Bashkimi Evropian ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, duke shprehur pritjen për rikthimin e stabilitetit institucional në vend.

Në një përgjigje të një zëdhënësi të BE-së, thuhet se stabiliteti i ri institucional do t’i mundësojë Kosovës të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

“Ne e mirëpresim zgjedhjen e Presidentes Justina Shiroka Pula dhe presim me padurim rivendosjen e stabilitetit institucional, duke i mundësuar Kosovës të avancojë në rrugën e saj evropiane dhe të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron BE-ja”, thuhet në përgjigje.

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar se Kosova ka përpara punë të rëndësishme, përfshirë reformat që lidhen me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përparimin në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

Sipas BE-së, mbështetja për Kosovën do të vazhdojë, por partneriteti mes palëve nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët.

Lesen Sie andere Updates
Justina Shiroka-Pula

Reaktionen nach der Wahl von Justina Shiroka-Pula zur Präsidentin