---
description: Deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk kanë zgjedhur kryeparlamentarin as në tentimin e 42-të. Vetëm 31 kanë votuar pro komisionit për votim të fshehtë për të zgj
title: As nata s’kryen punë, Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 42-të
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/05/9a27a356-f3ba-4e9e-bda0-a4e09ad6cc0d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# As nata s’kryen punë, Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 42-të

![Kuvendi 5 korrik](https://resources.koha.net/images/2025/July/05/9a27a356-f3ba-4e9e-bda0-a4e09ad6cc0d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 5 korrik 2025 20:31
- Shpërndaje në:

- 5 korrik 2025 20:31
- Shpërndaje në:

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk kanë zgjedhur kryeparlamentarin as në tentimin e 42-të. Vetëm 39 kanë votuar pro komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin dhe seanca tani do të vazhdojë pas dy ditësh.

Dallimi këtë herë ishte se votimi u bë në një seancë të mbajtur në mbrëmje. Seanca e paraparë për paraditen e së shtunës, por u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë.

Në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari ua ndali fjalimet Ganimete Musliut të PDK-së dhe Jehona Lushakut të LDK-së, që kërkonin rikthim në votim të hapur.

Pas seancës, Hekuran Murati i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se votimi i fshehtë nuk është antikushtetues e as nuk ka ndryshim të rendit të ditës.

Nga partitë tjera nuk u deklaruan, ndërsa kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Facebook shkroi që uron që Kushtetuesja ta rrëzojë sa më shpejt votimin e fshehtë.

Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë, por kanë dështuar për ta konstituuar Kuvendin. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë.

[Edhe ![Aktgjykimi i Kushtetueses s’i ngut deputetët, edhe një dështim jubilar](https://resources.koha.net/images/2025/July/01/0d2b0002-d127-4cd8-af6d-81f6641ac9e5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 kor 2025 Aktgjykimi i Kushtetueses s’i ngut deputetët, edhe një dështim jubilar](https://www.koha.net/arberi/aktgjykimi-i-kushtetueses-si-ngut-deputetet-edhe-nje-deshtim-jubilar)

E më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i obligojë deputetët që për 30 ditë të konstituojnë Kuvendin. E aktgjykimi i Kushtetueses u interpretua ndryshe prej LVV-së dhe ndryshe prej partive të tjera. Përderisa VV-ja pretendon se vendimi konstaton që lejohet ndryshimi i mënyrës së votimit, e kundërta pretendohet nga partitë tjera.

Pas këtyre votimeve, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokatike i janë drejtuar sërish Kushtetueses.

[Lexo përditësimet tjera![Kuvendi i Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/May/29/7e666524-e2cd-427e-bee5-05b4aa7ba24f.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>As nata s’kryen punë, Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 42-të</h4>](https://www.koha.net/arberi/perpjekja-e-radhes)

[#kuvendi i kosoves](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#seanca konstituive](https://www.koha.net/tag/seanca-konstituive)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sërish dështim, nuk votohet komisioni për votim të fshehtë](https://resources.koha.net/images/2025/June/27/8b30cad8-29d6-46af-966e-d7262442460b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 qer 2025 Sërish dështim, nuk votohet komisioni për votim të fshehtë](https://www.koha.net/arberi/serish-deshtim-nuk-votohet-komisioni-per-votim-te-fshehte)
- [![Kuvendi mblidhet sërish për konstituim](https://resources.koha.net/images/2025/August/21/663860df-9584-4741-8f20-6f2fbbd7de81.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 22 gus 2025 Kuvendi mblidhet sërish për konstituim](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-mblidhet-serish-per-konstituim)
- [![Nesër edhe një përpjekje](https://resources.koha.net/images/2025/July/25/c52d5e26-3962-4565-aaba-a30dcd54a15f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 kor 2025 Nesër edhe një përpjekje](https://www.koha.net/arberi/neser-edhe-nje-perpjekje)
- [![Kuvendi s’njeh emër tjetër përveç dështimit që nga 15 prilli](https://resources.koha.net/images/2025/July/15/30a32725-1f90-4585-90b0-16cfb7c0ba44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 kor 2025 Kuvendi s’njeh emër tjetër përveç dështimit që nga 15 prilli](https://www.koha.net/arberi/sot-vazhdon-seanca-konstituive)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"As nata s’kryen punë, Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 42-të","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/as-nata-skryen-pune-kuvendi-nuk-konstituohet-as-ne-tentimin-e-42-te","datePublished":"2025-07-05T20:31:00+02:00","dateModified":"2026-07-10T16:20:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":300,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Deputetët e zgjedhur të Kuvendit nuk kanë zgjedhur kryeparlamentarin as në tentimin e 42-të. Vetëm 31 kanë votuar pro komisionit për votim të fshehtë për të zgj","url":"https://www.koha.net/arberi/as-nata-skryen-pune-kuvendi-nuk-konstituohet-as-ne-tentimin-e-42-te","keywords":"kuvendi i kosoves, seanca konstituive","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/05/9a27a356-f3ba-4e9e-bda0-a4e09ad6cc0d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
