Policia ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin-Potokut.
Sipas njoftimit, arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar si “Dosja 23”
“Në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin e krimeve të luftës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Zubin Potokut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale "Krime lufte kundër popullsisë civile"”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.