Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, njëherësh kryetar i Lipjani dhe Sekretar i Përgjithshëm në këtë parti ka thënë se refuzon që të linçohen ata që sipas tij e kanë mbajtur gjallë partinë.
Ahmeti ka reaguar pas kritikave dhe akuzave që kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i ka bërë ndaj 6 deputetëve të kësaj partie që janë deklaruar kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për përkrahjen e Bekim Sejdiut për president.
“Flas nga brenda. Që nga themelimi e deri më sot, në të mirë e në sfida. Dhe pikërisht për këtë refuzoj që kaq lehtë të linçohen e të akuzohen ata që e kanë mbajtur gjallë LDK-në në ditët më të vështira, ndërsa të përkëdhelen turistet politik. Kah kjo kulturë e fyerjeve, linçimeve dhe akuzave? Kjo nuk është trashëgimi, as vlerë e jona”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se pa demokraci të brendshme, pa dialog, mirëkuptim dhe tolerancë, LDK-ja nuk është vetvetja.
“LDK-ja ka lindur nga demokracia, toleranca, bashkëpunimi dhe durimi. Prandaj, është koha që këto vlera të mos mbeten vetëm pjesë e historisë sonë, por të jenë udhërrëfyes i veprimit dhe funksionimit tonë sot. Prandaj: të dëgjosh para se të vendosësh, të bindësh e jo të imponosh, të bashkosh e jo të linçosh, janë parime fundamentale të funksionimit të LDK-së”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë se LDK-ja u përket vlerave të respektit, dialogut dhe mirëkuptimit, njerëzve që e kanë ndërtuar e mbajtur gjallë, si dhe çdo qytetari që beson në këto vlera.
ebenfalls
Abdixhiku – an 6 LDK-Abgeordnete: Hier ist die Quittung für den Schaden, den ihr anrichtet.
“Ajo nuk ndërtohet me grusht, me zë të ngritur apo me ton të lartë. Kjo nuk i shkon për fytyrë LDK-së dhe nuk është mënyra se si është ndërtuar historia e saj. Shtrati dhe bazamenti brenda të cilit lindi, u zhvillua dhe mbijetoi LDK-ja në rrethana të ndryshme, nuk mund të tjetërsohen në kopje të asnjë modeli tjetër politik. LDK-ja është e veçantë dhe pikërisht këtë veçanti duhet ta ruajmë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë se është koha për më shumë dialog, mirëkuptim dhe më shumë respekt për njëri-tjetrin. “LDK-ja është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Ahmeti.
Deputetët e LDK-së Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj e Janina Ymeri janë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.
-
Das VV-LDK-Abkommen über Sejdiu garantiert nicht die Wahl des Präsidenten
-
Die Vereinbarung für den Präsidenten ist in Gefahr, sechs LDK-Abgeordnete sprechen sich dagegen aus.
-
Abkommen gescheitert, 6 LDK-Abgeordnete unterstützen Sejdiu nicht als Präsidenten.
-
Abdixhiku: 6 LDK-Abgeordnete unterstützen Sejdiu nicht als Präsidenten