Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Abdixhiku und Prattipati erörtern die Bedeutung der Überwindung der politischen Blockade.

Lumir Abdixiku – Anu Prattipati

Rëndësia e tejkalimit të ngërçit politik, ka qenë tema e takimit që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipatti, kanë zhvilluar të enjten.

Sipas një njoftimi të LDK-së, në takimin Abdixhiku-Prattipati u diskutua për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës, duke vlerësuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Një ditë më parë, Kuvendi sërish dështoi të konstituojë legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Arsyetimi këtë herë ishte për mosdakordim për emrat e nënkryetarëve të Kuvendit.

Gjithsesi, kjo seancë u ftua përtej afatit kushtetues. Në dy raste paraprake, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për të negociuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, pa zgjidhje për presidentin, nuk shmangin zgjedhjet e reja.

Kurti dhe Abdixhiku ndërkohë janë dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut për president. Gjithsesi, as kjo marrëveshje nuk e garanton kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër.