Gazetari nga Shqipëria Aleksandër Çipa ka thënë se se padyshim që e sheh mundësinë që të ketë dialog mes protestuesve dhe institucioneve ne Shqipëri.
Por, sipas tij, për këtë janë dy kushte, që Qeveria e Edi Ramës të dorëhiqet dhe që të ketë një qeveri tranzitore që do të përgatiste procesin e ri zgjedhor.
“Padyshim, por ka dy kërkesa që duhet të peshohen nga aktorët politikë të Shqipërisë, e para është një kërkesë e panegociueshme, dorëheqja e Qeverisë dhe e kryeministrit Rama, e dyta është një kohë fizike për përgatitjen e një procesi zgjedhor, që nënkupton një qeveri transitore. Se a do të realizohen këto, mbetet për tu parë”, ka thënë Çipa në emisionin “Konfront” në KTV, kur është pyetur nëse e sheh mundësinë që të dialogohet, në këtë situatë siç janë duke u zhvilluar protestat me përplasje mes policisë e protestuesve.