Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Analyse

Den Staat vor der Selbstzerstörung retten: Warum das Verfassungsgericht den Präzedenzfall von 2011 kippen muss, bevor es zu spät ist

Ndarja e kuorumit procedural nga pragu i votimit: Si interpretimi aktivist po e mban peng vullnetin e shumicës parlamentare. Kosova po përballet me një krizë të paprecedentë institucionale. Si pasojë e bllokadave procedurale nga partitë humbëse në zgjedhje si dhe nga fraksione të vogla brenda këtyre partive vendi është duke rrezikuar ciklin e zgjedhjeve të katërta parlamentare brenda vetëm një viti e gjysmë. Ky shkrim ofron një analizë mbi atë se pse vendimi historik i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2011 paraqet një interpretim aktivist pa bazë në tekstin origjinal të Kushtetutës. Ai vendim sot po përdoret si armë shantazhi politik. Përmes analizës së argumenteve kryesore - për dhe kundër - si dhe duke u mbështetur në jurisprudencën krahasuese nga Gjykata Supreme e SHBA-së dhe traditat kushtetuese Evropiane, bëj thirrje që një bllok prej 30 deputetësh të betuar (ta mbrojnë kushtetutën) ose ushtruesi i detyrës së presidentit të iniciojnë urgjentisht rastin për rrëzimin e këtij precedenti për të shpëtuar kontinuitetin e shtetit.

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kosova po hyn në një fazë kritike. Ndonëse seanca e parë e Kuvendit të ri ende nuk përfundoi, ajo do të zhvillohet shpejt. Sapo deputetët e rinj kanë bërë betimin (ta mbrojnë Kushtetutën), mbi supet e tyre ka rënë detyra më urgjente dhe më delikate: zgjedhja e presidentit të ri të Republikës.

Për të parandaluar një bllokim të menjëhershëm institucional, një bllok prej të paktën 30 deputetësh të betuar, kryeministri ose ushtruesi i detyrës së presidentit duhet të dorëzojnë menjëherë një kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Çfarëdo vendim apo akt konkret i Kuvendit, duke përfshirë edhe vendimin e Kryesisë për shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së kuorumit për votim të presidentit, që rezulton përsëri në mos zgjedhje të presidentit aktivizon të drejtën e tyre kushtetuese sipas Nenit 113. Kjo e drejtë kushtetuese është obligim ndaj qytetarëve të mbroj interesat e tyre me çdo kusht duke shfrytëzuar çdo mundësi ligjore. Të gjitha partitë pa përjashtim publikisht kanë deklaruar se nuk duan përsëritje të zgjedhje që mohojnë vullnetin e sovranit dhe do t’u kushtojë qytetarëve. Rezultatet tregojnë se Kosova i përsëriti një palë zgjedhje tri herë pa nevojë. Deputetët duhet të kërkojnë formalisht një interpretim të ri të Nenit 86 dhe të bashkëngjisin një kërkesë për masë të përkohshme urgjente për të ngrirë numërimin mbrapsht kushtetues. Si pasojë e bllokadave të vazhdueshme të krijuara nga deputetët e partive humbëse që përkundër detyrës kushtetuese, po keqpërdorin këtë rregull procedurale të mos bërjes së kuorumit, si veto dhe Kosova tashmë mundet të hyjë në ciklin e zgjedhjeve të katërta brenda një viti e gjysmë.

Motivi i vitit 2011: Një qëllim fisnik dhe një interpretimi aktivist që u shndërrua në armë

Kur Gjykata Kushtetuese mori vendimin e saj historik në vitin 2011 (në rastin e Behgjet Pacollit), motivi i saj parësor ishte fisnik: të ndërtonte një kulturë të qëndrueshme të konsensusit politik dhe të bashkëpunimit gjithëpërfshirës në Kosovën e sapo pavarësuar. Duke kërkuar një prani të lartë prej 80 deputetësh në sallë për të nisur votimin, qëllimi ishte që figura e kryetarit të shtetit të rrezatonte unitet kombëtar e legjitimitet të gjerë, dhe jo të ishte produkt i vetëm një partie apo koalicioni të ngushtë.
Megjithatë, duhet pranuar se ky vendim ishte një interpretim i pastër aktivist i Gjykatës, i cili nuk gjendet askund në tekstin e shkruar të Kushtetutës. Askund në dokumentin tonë themeltar nuk përcaktohet se pragu prej dy të tretave për votim duhet të shndërrohet në një kuorum të detyrueshëm për praninë fizike në hapje të seancës. Koha dhe realiteti i fragmentuar politik treguan se ky instrument artificial, i krijuar përmes aktivizmit gjyqësor dhe pa mbështetje eksplicite tekstuale, sot po keqpërdoret si një armë e bllokimit institucional. Ai po mban peng vullnetin e shumicës dhe po rrezikon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të pafundme pa u hedhur asnjë votë e vetme në Kuvend. 

Ndryshimi i precedentëve ligjorë është një praktikë krejtësisht normale dhe e shëndetshme në sistemet demokratike globale. Për shembull, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara (Oberster Gerichtshof der Vereinigten Staaten) ka shfuqizuar vendimet e saj të mëparshme më shumë se 230 herë gjatë historisë së saj për të korrigjuar gabimet e kaluara dhe për t'iu përshtatur nevojave të kohës. Shumica dërmuese, 71% e vendimeve të korrigjuara ishin në fuqi më pak se 25 vite që është indikator i qartë se kur gjykata e ka pa se një vendim ka shkaktuar dëme, padrejtësi, apo probleme i ka përmirësuar shpejt. Nga 29% e vendimeve të korrigjuara që ishin në fuqi më shumë se 25 vite, 10 vendime ishin në fuqi më shumë se 100 vite, që demonstron se Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara nuk i sheh vendimet e veta si të shenjta. Rishikimi i precedentit është një hap thelbësor dhe legjitim kur një interpretim i kaluar jo-tekstual fillon të prodhojë paralizë sistematike dhe kriza të njëpasnjëshme elektorale në një vend.

ebenfalls Warum es keine euro-atlantische Spaltung in der Kosovo-Frage gibt Analyse Warum es keine euro-atlantische Spaltung in der Kosovo-Frage gibt

Ekzistojnë shumë arsye legjitime pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet të shfuqizojë vendimin e vitit 2011 për të zhbllokuar shtetin:

I. Argumentet Kryesore Juridike për Ndryshimin e Precedentit

1. Parimi i Vazhdimësisë Institucionale

  Argumenti: Parandalimi i paralizës së qëllimshme të institucioneve të shtetit.

 o  Logjika: Kushtetuta duhet të interpretohet si një dokument i gjallë që garanton funksionimin e pandërprerë të organeve shtetërore, dhe jo vetëshkatërrimin e tyre. Vendimi aktivist i vitit 2011, i cili shtoi kritere që nuk ekzistonin në tekstin kushtetues, pa qëllim e shndërroi një kërkesë procedurale të pjesëmarrjes në një instrument bllokues për pakicat politike. Duke lejuar që një pakicë e deputetëve të bllokojë kuorumin thjesht duke qëndruar në shtëpi, vendimi paralizon shtetin në mënyrë sistematike, duke rënë ndesh me parimin kushtetues për një demokraci të qëndrueshme.

2. Keq Aplikimi i Parimit Lex Specialis vs. Lex Generalis

  o    Argumenti: Ndarja e konceptit të kuorumit të seancës nga pragu i votave fituese.

  o    Logjika: Gjykata në vitin 2011 gaboi kur përmes një interpretimi aktivist e trajtoi Nenin 86 si një normë specifike (lex specialis) që përmbys tërësisht rregullat e përgjithshme të Kuvendit (lex generalis), duke shpikur një rregull kuorumi që vetë teksti nuk e përmban. Neni 69(3) përcakton qartë kuorumin e nevojshëm që Kuvendi të kryejë punët e rregullta (më shumë se gjysma e deputetëve, pra 61). Neni 86 përcakton shumicën e votave të nevojshme për të fituar presidenti, dhe jo praninë fizike për të hapur seancën. Numri i votave për të fituar (80 vota në dy rundat e parë, dhe 61 në rundin e tretë) dhe kuorumi për të nisur mbledhjen (61 deputetë) janë dy koncepte juridike krejtësisht të ndryshme që nuk duhej të ngatërroheshin.

3.  Abuzimi me të Drejtën e Bojkoti

  Argumenti: Detyra kushtetuese për pjesëmarrje në votim qëndron mbi interesat partiake 

  o  Logjika: Ndonëse bojkoti është mjet politik, ai nuk mund të dalë mbi betimin dhe detyrimet e qarta kushtetuese të deputetit. Deputetët zgjidhen për të përfaqësuar interesin publik brenda sallës së Kuvendit. Vetë Gjykata ka konstatuar se pjesëmarrja në votimin për Presidentin është detyrë kushtetuese. Prandaj, bojkoti i qëllimshëm me synim të vetëm dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme përbën abuzim me të drejtën (abus de droit), duke keqpërdorur një rregull procedure (të krijuar artificialisht nga interpretimi aktivist i vitit 2011) për të anashkaluar procesin e rregullt legjislativ.

4. Shmangia e Rezultatit Absurd

  Argumenti: Minimizimi i dëmit publik dhe financiar ndaj qytetarëve.

  o  Logjika: Një interpretim juridik aktivist që detyron zgjedhje të rregullta kombëtare, të kushtueshme dhe destabilizuese, pa pasur mundësi që Kuvendi aktual të votojë qoftë edhe një herë për ta zgjedh presidentin, sjell një rezultat absurd dhe të dëmshëm për publikun. Fakti që Kosova rrezikon të futet në ciklin e zgjedhjeve të katërta brenda një viti e gjysmë tregon se zgjedhjet e reja thjesht riprodhojnë të njëjtat shifra dhe të njëjtin bllokim. Gjykata duhet të braktisë këtë doktrinë të vitit 2011 që nuk ka bazë në tekst dhe të aplikojë një interpretim pragmatik, duke argumentuar se dëmi publik nga shpërbërja e një parlamenti të ri pa votuar fare peshon shumë më tepër sesa ndjekja e verbër e një precedenti jo-tekstual.

5. Harmonizimi Matematiko-Juridik i Kushtetutës

  Argumenti: Kontradikta e brendshme e normës në raundin e tretë duhet të eliminohet.

  o  Logjika: Interpretimi aktivist i vitit 2011 krijon një kontradiktë të brendshme matematiko-juridike brenda Nenit 86, e cila nuk ekziston në tekstin origjinal. Neni 86(5) thotë qartë se në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Kërkesa që patjetër të jenë 80 deputetë në sallë për të nisur një seancë ku mjaftojnë vetëm 61 vota për të fituar ligjërisht, është krejtësisht e palogjikshme. Ulja e kuorumit të hapjes së seancës në 61 deputetë e kthen Gjykatën te teksti i pastër kushtetues dhe e harmonizon rregullin e pranisë me pragun e votimit të raundit të fundit.

II. Kundër Argumentet dhe Refuzimi i Tyre

Përpara se Gjykata të marrë një vendim, kampi kundërshtar me siguri do të ngrejë pretendime formaliste. Këto argumente mund të rrëzohen lehtësisht përmes doktrinës kushtetuese moderne:

1. Parimi i Sigurisë Juridike (Stare decisis)

ebenfalls Analyse Vom Irak im Jahr 1991 bis zum Iran heute: eine Geschichte, die sich wiederholt

  Kundër argumenti: Gjykata nuk mund të ndryshojë një vendim të vitit 2011 pasi kjo dëmton sigurinë ligjore dhe qëndrueshmërinë e vendimeve të saj (parimi stare decisis).

  o  Refuzimi: Siguria juridike nuk nënkupton ngrirje të përjetshme të gabimeve interpretuese. Kur një rregull procedural jo-tekstual por i interpretuar kthehet në një instrument të paralizës së shtetit dhe shkakton tri palë zgjedhje brenda një viti e gjysmë, interesi publik për funksionimin e shtetit qëndron më lart se çdo formalizëm i kaluar. Sistemi kushtetues duhet të përshtatet kur mjetet e vjetra kërcënojnë sigurinë e vetë Republikës.

2. Ruajtja e Legjitimitetit të Gjerë të Presidentit

  Gegenargument: Vendimi i vitit 2011 mbron legjitimitetin e Presidentit duke garantuar se ai përfaqëson unitetin e popullit përmes mbështetjes prej 80 deputetësh.

  o  Refuzimi: Historia për 15 vjet sa ishte ky vendim në fuqi nuk prodhoi kandidat unifikues jashtë politikës. Dy nga tre presidentët e zgjedhur, Thaçi dhe Osmani ishin politikan që ana tjetër i ka quajtur polarizues. Edhe sot kërkesa e partive humbëse janë për zgjedhje të presidentit nga anëtar të partive të tyre që është në kundërshtim me frymën e tekstit në kushtetutë dhe vendimit të gjykatës. Legjitimiteti i një figure institucionale vjen nga zbatimi i procesit demokratik në përputhje me vullnetin e shumicës, dhe jo nga shantazhi fizik i pakicës. Lejimi i një pakice humbëse për të bllokuar seancat thjesht duke ikur nga salla nuk ndërton konsensus, ajo institucionalizon diktatin e vetos së pakicës mbi shumicën, gjë që dëmton rëndë parimin e sovranitetit popullor. Sovraniteti popullor është parimi politik sipas të cilit legjitimiteti i institucioneve të një shteti krijohet dhe mbështetet nga pëlqimi i popullit të tij, ky miratim është burimi kryesor i gjithë legjitimitetit politik.

3.  Rreziku i Përqendrimit të Tri Pozitave Kryesore të Pushtetit

 Gegenargument: Ulja e kuorumit rrezikon t'i japë një partie apo koalicioni të vetëm fitues kontroll total mbi të tri pozitat kyçe të shtetit (kryeministrin, Kryeparlamentarin dhe Presidentin), duke shkatërruar sistemin e balancave.

 o  Refuzimi: Kushtetuta e Kosovës e njeh pozitën e presidentit si pjesë të ekzekutivit, komandant suprem i ushtrisë, me të drejtë veto mbi legjislaturë dhe pavarësi të veprimit jo politik, nuk është pozitë e opozitarizmit. Sistemi i balancave bëhet me debate legjislative e votë në kuvend, çfarëdo ligji jokushtetues bllokohet me veto nga presidenti, apo me vendime të gjykatës kushtetuese. Prandaj në një sistem parlamentar, nëse një shumicë fiton besimin e qytetarëve, ajo ka të drejtë të plotë legjitime të udhëheqë institucionet pa u bllokuar nga manovra procedurale jashtë-tekstuale. Nëse kjo shumicë dështon të performojë apo abuzon me pushtetin, kjo çështje nuk zgjidhet përmes paralizës artificiale të institucioneve, por zgjidhet direkt në kutitë e votimit gjatë zgjedhjeve të ardhshme të rregullta ku populli e ka fjalën e fundit.

4. Pretendimi se bllokada është një problem thjesht politik dhe jo juridik

 o  Kundër argumenti: Zgjedhja e Presidentit është një akt parësor politik që kërkon negociata dhe kompromis në mes partive. Gjykata Kushtetuese nuk duhet të ndërhyjë në sferën politike duke ndryshuar precedentin e vitit 2011, sepse zgjidhja e krizave u takon liderëve partiakë përmes marrëveshjeve politike. 

 o  Refuzimi: Ky pretendim injoron faktin se kur rregullat procedurale keqpërdoren për të shkaktuar paralizë sistematike, çështja pushon së qeni një debat politik dhe shndërrohet në një thyerje të rendit kushtetues. Kjo krizë nuk buron nga ndonjë mangësi e dokumentit kushtetues, por vjen drejtpërdrejt nga keqpërdorimi i një rregull procedural që vetë Gjykata e krijoi artificialisht përmes interpretimit të saj të vitit 2011. Kur një kurth procedural i shpikur nga vetë institucioni gjyqësor po bëhet armë nga partitë humbëse për të bllokuar funksionimin e shtetit, Gjykata ka detyrim të prerë ligjor të ndërhyjë për të korrigjuar vendimin e saj të kaluar. Ndryshimi i precedentit nuk përbën përzierje në politikë, por një akt të domosdoshëm për të zhbërë një pengesë jo-tekstuale që po rrënon stabilitetin e Republikës dhe po dëmton interesin publik përmes zgjedhjeve të përsëritura.

III. Argumentet nga tradita kushtetuese evropiane

Kosova nuk operon në një vakum juridik. Në mbarë Këshillin e Evropës (Council of Europe), gjykatat kushtetuese refuzojnë vazhdimisht nocionin se rregullat procedurale mund të interpretohen në mënyrë aktiviste për t'u përdorur si armë për të shkaktuar kolapsin e shtetit dhe zgjedhje të pafundme:

• Këshilli Kushtetues i Francës (Conseil constitutionnel, 25 korrik 1979): Përmes rregullit të vazhdimësisë së shërbimit publik (Continuité du service public), ka vendosur se asnjë e drejtë kushtetuese nuk është absolute nëse ajo ndërpret plotësisht funksionet publike të shtetit. Zgjedhja e Presidentit është një shërbim publik i detyrueshëm, prandaj kuorumi duhet t'i shërbejë vazhdimësisë së shtetit, dhe jo shpërbërjes së tij.

• Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë (Bundesverfassungsgericht): Përmes parimit të efektshmërisë praktike (Praktische Konkordanz), ka ndërtuar një doktrinë gjysmë-shekullore që ndalon paralizën e shtetit. Kjo traditë nisi me Reformat e Kushtetutës së Urgjencës të vitit 1968 (Notstandsgesetze), të cilat saktësuan se procedurat parlamentare duhet të garantojnë vetëruajtjen institucionale përballë bllokadave. Kjo linjë u përforcua në vendimin e vitit 1984 mbi statusin e fraksioneve parlamentare (Status der Bundestagsfraktionen), ku u vendos se deputetët kanë një detyrë strukturore për pjesëmarrje (Teilnahmeplichtmäßigkeit) që qëndron mbi të drejtën e tyre për të bllokuar seancat. Së fundmi, me vendimin e vitit 1989 mbi bllokadat e komisioneve (Ausschussbesetzung), Gjykata formalizoi parimin e lojalitetit parlamentar (Parlamentarische Treuepflicht), duke konstatuar se një pakicë nuk mund të përdorë rregullat e brendshme për të zhveshur sallën plenare nga detyrat e saj parësore kushtetuese.

• Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut (Уставен суд на Република Северна Македонија, 18 dhe 25 maj 2016): Ka vendosur se bojkoti politik i opozitës dhe largimi nga seancat nuk mund të mbajnë peng vendimmarrjet shtetndërtuese të shumicës së rregullt. Procedurat duhet të interpretohen në mënyrë dinamike për të lejuar shumicën të qeverisë.

Komisioni i Venecias (Venice Commission): Ka deklaruar vazhdimisht se normat kushtetuese duhet të interpretohen gjithmonë në favor të shmangies së bllokadave institucionale. Parimi i lojalitetit kushtetues (Verfassungstreue) nënkupton se aktorët politikë kanë detyrim të bashkëpunojnë që shteti të mbetet funksional, dhe jo të përdorin mungesën e bojkotin si veto absolute. Në rastin e Moldavisë në 2010, u vendos se një krizë e përhershme kushtetuese duhet të evitohet me çdo kusht dhe se rregullat procedurale duhet të interpretohen në mënyrë funksionale, sepse ruajtja e stabilitetit demokratik peshon më shumë se sa interpretimet e ngurta. 

Përfundim dhe Apel: Një Thirrje për Komunitetin e Drejtësisë në Kosovë

Tradita e përgjithshme ligjore evropiane dhe amerikane e përcakton se mbijetesa e shtetit dhe vazhdimësia institucionale gjithmonë triumfojnë mbi kurthet formale procedurale. Është koha që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të kthehet te teksti i pastër i Kushtetutës dhe të korrigjojë këtë precedent të vjetër për të nxjerrë vendin nga ky cikël rraskapitës i zgjedhjeve të përsëritura. Deputetët e rinj duhet ta iniciojnë këtë rast menjëherë pas betimit, duke i ofruar Gjykatës mundësinë për të zhbërë një interpretim aktivist që sot po kërcënon themelet e Republikës.

ebenfalls Rubiks Würfel, die sechs Seiten, die an die richtige Stelle fallen müssen Analyse Rubiks Würfel, die sechs Seiten, die an die richtige Stelle fallen müssen

Në këtë moment kritik, u bëj një apel urgjent të gjithë studiuesve ligjorë, profesorëve të së drejtës, avokatëve, profesionistëve të jurisprudencës në Kosovë, dhe ish gjykatësve që të ngrenë zërin e tyre profesional. Zgjedhja e këtij problemi nuk vjen nga jashtë. Turpi i akuzave ndaj njërës apo tjetrës parti politike për bllokadë institucionale dhe thirrjet për interes madhor shtetëror për të mirën e përbashkët nuk e motivuan një zgjidhje politike për një vit e gjysmë. Kjo nuk është dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje partiake. Ky interpretim po shpërfaq një rrezik sistemik për vetë ekzistencën dhe funksionimin e Republikës. Nëse lihet në fuqi, ky precedent bllokues do të mbetet një bombë për çdo zgjedhje të presidentit. Sot këtë bllokadë po e përdor një grup partish që humbën zgjedhjet, por nesër të njëjtën armë mund ta përdorë grupi tjetër i partive. Heshtja e komunitetit ligjor përballë këtij absurdi procedural është bashkëfajësi në paralizën e shtetit. Kosova ka nevojë për zërin tuaj profesional për të mbrojtur rendin kushtetues nga doktrinat artificiale që po shkatërrojnë stabilitetin institucional.

Autori ka karrierë si ekzekutiv i lartë në disa nga korporatat më prestigjioze Amerikane që nga fillimi i viteve 2000. Për një dekadë ka qenë drejtor për produkte të inteligjencës ligjore në SHBA, ku u angazhua drejtpërdrejt në zhvillimin dhe lansimin e Bloomberg Law, platformës kryesore globale për kërkime dhe inteligjencë ligjore. Për këtë artikull ka konsultuar ish-kolegë dhe ekspertë ligjorë të precedentëve gjyqësorë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Kosova.